Shërbimi i Provës Shkodër zhvillon takim informues në IEVP Reç
Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Reç-Malësi e Madhe në zbatim të Planit Vjetor të Aktiviteteve, me datë 13.09.2022 , ora 11.00, zhvilloi një takim informues me disa të dënuar që vuajnë dënimin pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Reç-Malësi e Madhe në lidhje me informimin e tyre mbi përfitimin e dënimeve alternative gjatë vuajtjes së dënimit.
Takimi u realizua në formën e diskutimit mes të dënuarve, stafi i IEVP-Reç, pjesë nga stafi i Shërbimit të Provës, në mënyrë që të shpjegohej roli i Shërbimit të Provës, baza ligjore e funksionimit të tij, llojet e dënimeve alternative të dënimit me burgim, mënyrat se si mund të përfitohen dënimet alternative gjatë vuajtjes së dënimit. U diskutua në lidhje me planet e ndërhyrjes nëpërmjet planeve individuale të trajtimit që ndiqen nga Shërbimi i Provës në rastet e “lirimit me kusht” apo “qëndrimit në shtëpi’. Të dënuarve iu shpjegua roli i Shërbimit të Provës në riintegrimin të personave të dënuar, pasi përfitojnë masa alternative.
Në takim morën pjesë Drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Z. Erjon Laska, Përgjegjësi i Sektorit Social Znj, Griselda Ujka, specialistet e Shërbimit të Provës Valmira Boriçi dhe Sindi Hoti, Drejtori i degës Territoriale Shkodër Frida Dashi.