Shërbimi i Provës Shkodër takim me Zyrën Vendore Arsimore Shkodër

Shërbimi i Provës Shkodër takim me Zyrën Vendore Arsimore Shkodër
Në zbatim të detyrave funksionale të Planit Vjetor të Aktiviteteve, Dega territoriale e Shërbimit të Provës Shkodër me datë 15.09.2022, ora 12.30, zhvilloi një takim me zyrën vendore arsimore Shkodër.
Qëllimi i këtij takimi ishte autorizimi dhe planifikimi me drejtuesit e zyrës vendore arsimore për zhvillimin e një fushate sensibilizuese me shkollat 9 Vjeçare (klasa e 8 dhe 9) dhe në gjimnaze.
Kjo fushatë ka si qëllim sensibilizimin e të miturve në lidhje me konceptin e shkeljes së ligjit, masat alternative, masën alternative të shmangies, rolin e Shërbimit të Provës .
Në mënyrë të përbashkët me drejtuesen e ZVA dhe përgjegjësen e sektorit të kurrikulës hartuam një kalendar takimesh, i cili do zhvillohet përgjatë muajit tetor, në 6 (gjashtë) shkolla 9 vjeçare me klasa e 8-ta dhe të 9-ta.
Në muajin nëntor, kjo fushatë sensibilizimi, do zhvillohet në takime me gjimnaze.
Në takim morën pjesë drejtuesja e zyrës Vendore arsimore Shkodër Znj. Sindis Sulja, përgjegjës sektori i monitorimit të kurrikulës dhe zhvillimit profesional ZVAP-Shkodër Znj. Elira Smakaj,
specialistja për të miturit e shërbimit të Provës Znj.Elona Bilani dhe drejtuesi i degës territoriale të Shërbimit të Provës Shkodër Frida Dashi.
Takimi kishte frymë shumë të mirë bashkëpunimi.
Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME