Shërbimi i Provës Sarandë organizon takim me Zyrën Vendore Arsimore

Shërbimi i Provës Sarandë organizon takim me Zyrën Vendore Arsimore

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Sarandë në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datën 21.09.2022,  zhvilloi një takim pune me drejtuesen e Zyrës Vendore Arsimore Sarandë-Konispol-Delvinë, znj.Majlinda Vaso, me qëllim autorizimin  për zhvillimin e fushatave sensibilizuese me nxënës të klasave të VIII dhe të IX, të shkollave 9-vjeçare dhe me nxënës të shkollave të mesme të përgjithshme mbi masat alternative të shmangies nga ndjekja penale që zbatohen për të miturit në konflikt me ligjin,të parashikuara në ligjin nr.37/2017“Kodi i Drejtesisë Penale Për të Mitur’’.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e mirë që kemi patur me drejtuesit e shkollave  për rastet e trajtuara nga ne me të miturit në konflikt me ligjin, prezantuam nismën e Shërbimit të Provës për zhvillimin e takimeve sensibilizuese për njohjen e të miturve me masën alternative të shmangies nga ndjekja penale.

Drejtuesi i  Z.V.A  u shpreh e gatshme për rritjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve.

Në takim u planifikua që në muajin tetor 2022 të zhvillohen takime sensibilizuese në  shkollat 9-vjeçare të qytetit të Sarandës dhe në muajin nëntor 2022 në  shkollat e mesme  në bashkëpunim me drejtuesit e shkollave dhe psikologët.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME