Në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve të Shërbimit të Provës, dega territoriale Kurbin, në datë 20.06.2022 organizoi takimin me drejtuesit e Prokurorisë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin me qëllim bisedimin mbi aplikimin e dënimeve alternative sipas neneve 59, 59/a, 63, dhe 64 të Kodit Penal, si dhe implementimin e Kodit i Drejtësisë Penale për të Mitur.
Në takim u parashtruan problematikat e aplikimit të dënimeve alternative dhe mënyrat e përbashketa ndërinstitucionale për zgjidhjen e tyre dhe bashkëpunimi ndërinstitucional me qëllim përmirësimin e performancës në punë gjatë ekzekutimit dhe aplikimit të dënimeve alternative. Një rëndësi të veçant mori aplikimi i Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur, si nje risi në procesin penal.
Gjatë takimit morën pjesë Drejtuesi i Prokurorisë Kurbin Z.Arben Nika, Kryetari i Gjykatës Kurbin Z.Aurel Arapi, Drejtori i DTSHP Kurbin Z.Bernard Durro, Kancelari i Gjykates Kurbin Z. Ilir Çuni, dhe Z.Skënder Doçi, Specialsit i kesaj Dege.