Shërbimi i Provës Krujë takim me Zyrën Vendore të Punësimit Krujë

Shërbimi i Provës Krujë takim me Zyrën Vendore të Punësimit Krujë

  Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Krujë, përfaqësuar nga Drejtuesja e DTSHP Krujë znj. Arlinda Shino, sot në datë 16.09.2022, ka zhvilluar  një takim me Punonjëset e Zyrës Vendore të Punësimit Krujë, (në mungesë të Përgjegjëses së ZVP-së  Krujë Znj. Ermira Llubani), me specialisten me punëdhënësit znj. Fjordalisa Sula dhe me specialisten me punëkërkuesit znj. Xhesika Selimi.

  Në këtë takim u diskutua mbi bashkëpunimin midis dy institucioneve për mbështetjen dhe përfitimin e të personave të dënuar me dënimet alternative që janë në mbikqyrje nga DTSHP Krujë, për mundësitë e punësimit që ofrohen por edhe për programet e aftësimit profesional që Zyra e Vendore e Punësimit Krujë ofron së bashku me subjektet private të punëdhënësve që operojnë në Qytetin e Krujës,  por me rëndësi të veçantë u diskutua mbi të miturit në konflikt me ligjin, dhe mundësitë që atyre i ofrohen  për tu riintegruar sa më shpejt në shoqëri.    

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 6   +   7   =