Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Krujë në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datë 15.09.2022, ka zhvilluar një takim me Përfaqësues të Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Krujë, me qëllim bashkëpunimin e vazhdueshëm midis dy institucioneve.
Në këtë takim mes Drejtueses së Degës Territoriale Krujë znj. Arlinda Shino me pjesëmarrës të ZVAP-së Krujë: Drejtuese e ZVAP Krujë znj. Dorina Laçi, Përgjegjëse e Sektorit të Kurrikulës znj. Aneda Caca, Përgjegjëse e Sektorit të Shërbimeve znj. Merita Ndreu, juriste znj. Enxhi Xhafa, specialiste xnj. Xhensila Mane, specialste znj. Denada Luli.
Diskutimi i këtij takim kishte si qëllim autorizimin dhe planifikim për zhvillimin e fushatave sensibilizuese për masat alternative të shmangies për klasat e 8,9, dhe gjimnazet e qytetit të Krujës , si dhe njohjen e tyre me Kodin e Drejtësisë për të Miturit.
Nga Drejtuesja e ZVAP-së Krujë znj. Dorina Laci , u garantua bashkëpunimi i vazhdueshëm , për realizimin e këtyre aktiviteteve , duke ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme me gjitha strukturat përgjegjëse për arsimin, me qëllim informimin dhe mbrojtjen e të gjithë nxënësve nga fenomenet të cilat mund të çojnë në dëmtimin e mirëqenies së tyre psiko-emocionale etj.
Qëllimi i fushatave sensibilizuese nga ana e Shërbimit të Provës Krujë në vazhdimësi do të ketë në fokus informimin e të miturve mbi masat alternative të shmangies nëse do të ndodhen në konflikt me ligjin, gjithashtu sa herë të jetë e nevojshme në kuadër të këtij bashkëpunimi do të jetë edhe përdorimi i të gjithë instrumentave , teknikave dhe ndërhyrjeve psikologjike, duke i ofruar një qasje sa më miqësore drejtësisë për të miturit .