Shërbimi i Provës Kavajë në takim me Zyrën Vendore të Punësimit Kavajë

Shërbimi i Provës Kavajë në takim me Zyrën Vendore të Punësimit Kavajë.

Bazuar në Planin Vjetor të Aktiviteteve të Shërbimit të Provës, DTSHP Kavajë, më datë 13.09.2022, ora 12:00,  zhvilloi nje takim pune me drejtues të Zyrës Vendore të Punësimit, Kavajë.

Në këtë takim ishin prezent drejtuesi dhe specialisti i DTSHP Kavaje, drejtuesja e ZVP Kavajë, znj. Erjona Bani, si dhe specialistë të kësaj zyre.

Baza ligjore:

– Ligji për Shërbimin e Provës

– Kuadri ligjor ku bazon aktivitetin Shërbimi Kombëtar i Punësimit

– Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë 

– Marrëveshja e Bashkëpunimit midis dy institucioneve

– Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur

Në takim, bazuar dhe në bisedat paraprake të përgatitjes së takimit, si dhe Axhendën e Takimit, u diskutuan tema që kanë lidhje me bashkëpunimin midis dy institucioneve, përmirësimin e këtij bashkëpunimi, si dhe objektivat konkrete, si produkt i këtij bashkëpunimi.

Dhe konkretisht :

– Punësimi i të mbikëqyrurve, në funksion të zbatimit të Vendimit të Gjykatave, dhe specifikisht për të mbikëqyrurit të dënuar bazuar në KP, neni 59, 64, duke e konsideruar punësimin si një nga elementet thelbësorë të një procesi të suksesshem rehabilitues.

– Roli i ShP dhe i ZVP, bashkëpunimi midis tyre, bazuar në kuadrin ligjor, si dhe në Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis dy institucioneve.

– Përvoja e deritanishme dhe nevoja për përmiresim dhe zbatim sa më efektiv të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis dy institucioneve, duke synuar produktivitet dhe raste të suksesshme.

– Bashkëpunim pëtë mbikëqyrurit e mitur dhe nevoja për ti mundësuar ndjekjen e kurseve të Formimit Profesional apo punësimit të përkohshëm sezonal.

Në fjalin e saj, drejtuesja e ZPV Kavajë shprehu gadishmerinë e saj dhe të Zyrës, për n bashkëpunim më frytdhënës, me qëllim ofrimin e mundësive të punësimit për të mbikëqyrurit nga ShP, duke kuptuar nevojën dhe efektin pozitiv të punësimit si element i rëndësishëmnë një proces të suksesshëm rehabilitues.

Objektivi i këtij bashkëpunimi do të jetë:

– Ofrimi i mundeësive të punësimit për të gjitha rastet që do të ofrohen nga SHP.

– Ofrimi i mundësive të ndjekjes së kurseve Formimit Profesional, për të mbikëqyrurit, sidomos për të rinjte që nuk frekuentojnë  shkollën.

Në fund u konkludua që ShP të prezantojë nevojat konkrete, kurse ZVP  na prezantojë një hartë të mundësive të punësimit, ku do të mund ti orientojmë të mbikëqyrurit, në kërkim të një punësimi.

Bazuar në Planin Vjetor të Aktiviteteve të Shërbimit të Provës, DTSHP Kavajë, më datë 13.09.2022, ora 12:00,  zhvilloi nje takim pune me drejtues të Zyrës Vendore të Punësimit, Kavajë.

Në këtë takim ishin prezent drejtuesi dhe specialisti i DTSHP Kavaje, drejtuesja e ZVP Kavajë, znj. Erjona Bani, si dhe specialistë të kësaj zyre.

Baza ligjore:

– Ligji për Shërbimin e Provës

– Kuadri ligjor ku bazon aktivitetin Shërbimi Kombëtar i Punësimit

– Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë 

– Marrëveshja e Bashkëpunimit midis dy institucioneve

– Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur

Në takim, bazuar dhe në bisedat paraprake të përgatitjes së takimit, si dhe Axhendën e Takimit, u diskutuan tema që kanë lidhje me bashkëpunimin midis dy institucioneve, përmirësimin e këtij bashkëpunimi, si dhe objektivat konkrete, si produkt i këtij bashkëpunimi.

Dhe konkretisht :

– Punësimi i të mbikëqyrurve, në funksion të zbatimit të Vendimit të Gjykatave, dhe specifikisht për të mbikëqyrurit të dënuar bazuar në KP, neni 59, 64, duke e konsideruar punësimin si një nga elementet thelbësorë të një procesi të suksesshem rehabilitues.

– Roli i ShP dhe i ZVP, bashkëpunimi midis tyre, bazuar në kuadrin ligjor, si dhe në Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis dy institucioneve.

– Përvoja e deritanishme dhe nevoja për përmiresim dhe zbatim sa më efektiv të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis dy institucioneve, duke synuar produktivitet dhe raste të suksesshme.

– Bashkëpunim pëtë mbikëqyrurit e mitur dhe nevoja për ti mundësuar ndjekjen e kurseve të Formimit Profesional apo punësimit të përkohshëm sezonal.

Në fjalën e saj, drejtuesja e ZPV Kavajë shprehu gadishmerinë e saj dhe të Zyrës, për n bashkëpunim më frytdhënës, me qëllim ofrimin e mundësive të punësimit për të mbikëqyrurit nga ShP, duke kuptuar nevojën dhe efektin pozitiv të punësimit si element i rëndësishëmnë një proces të suksesshëm rehabilitues.

Objektivi i këtij bashkëpunimi do të jetë:

– Ofrimi i mundeësive të punësimit për të gjitha rastet që do të ofrohen nga SHP.

– Ofrimi i mundësive të ndjekjes së kurseve Formimit Profesional, për të mbikëqyrurit, sidomos për të rinjte që nuk frekuentojnë  shkollën.

Në fund u konkludua që ShP të prezantojë nevojat konkrete, kurse ZVP  na prezantojë një hartë të mundësive të punësimit, ku do të mund ti orientojmë të mbikëqyrurit, në kërkim të një punësimi.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME