Shërbimi i Provës Fier zhvillon takim me Bashkinë Patos

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Fier në kuadër të zhvillimit të Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datë 17.06.2022, nga ora 10:00-11:45 ka zhvilluar një takim me zyrtar të Bashkisë Patos, pranë ambjenteve të  Këshillit te Bashkise Patos  me qëllim  rritjen e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit  midis dy institucioneve.

Pjesëmarrës në takim ishin Drejtori i Degës Territoriale të Shërbimit te Provës Fier z.Eduart Buzi, Specialistja zj.Anxhela Rusta (e ngarkuar me punë për rastet e të miturve në konflikt me ligjin), Sekretari i Pergjithshem i Bashkise Patos z.Shkelqim Beqiraj, Drejtoresha e Shërbimit Social në Bashkinë Patos zj. Alba Golloshi, Specialistja e NJMF në Bashkinë Patos zj. Suela Elmazaj dhe Sekretari i Këshillit të Bashkisë Patos, të cilët trajtojnë rastet e dënimit alternativ “Kryerja e një pune në interes publik” për të rriturit dhe të miturit në konflikt me ligjin pranë kësaj bashkie.

Ky takim kishte si objektiva kryesore:

  • Analizimin e problematikave të dala midis dy takimeve tona;
  • Rritja e bashkëpunimit për një bashkërendim më të mirë të punes midis dy institucioneve, në ndjekjen dhe zbatimin e detyrimeve qe rrjedhin nga neni 63 i K.Penal;
  • Përmirësimi i praktikave bazuar në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, në lidhje me të miturit në konflikt me ligjin, dënuar sipas nenit 63 të Kodit Penal dhe nenit 101 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit, duke mbajtur në konsideratë interesin më të lartë të të miturit;
  • Përmirësimin e praktikave lidhur me “Raportet e Vlerësimit për të Miturit” hartuar nga “Njësitë e mbrojtjes së fëmijëve” pranë bashkive;
  • Diskutim në lidhje me draft marrëveshjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve në nivel vendor dhe qëndror.

U referuan risitë që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur dhe ndryshimet e legjislacionit për Shërbimin e Provës duke diskutuar për nenin 63 te KP dhe nenit 101 te KDPM si një nga llojet e dënimeve alternative më suportuese ndaj të dënuarve me Shërbim Prove, si dhe u diskutua në lidhje me draft marrëveshjen  e bashkëpunimit midis dy institucioneve në nivel vendor dhe qëndror. Nga takimi pati diskutime dhe shkëmbime idesh në lidhje me rastet qe jane trajtuar nga te dy institucionet.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME