Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Fier në kuadër të zhvillimit të Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datë 30.09.2022, nga ora 10:00-11:30, ka zhvilluar një takim në Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Publik Fier, pranë ambjenteve të kësaj drejtorie, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.
Pjesëmarrës në takim ishin: Specialistja e DTSHP Fier zj.Anxhela Rusta (e ngarkuar me punë për rastet e të miturve në konflikt me ligjin), Specialisti i DTSHP Fier z.Ilir Yzeiraj, Përgjegjësja e Njësisë së Zhvillimit në DRFPP Fier zj.Odeta Kulla dhe Specialistja e Njësisë së Zhvillimit në DRFPP Fier zj.Ermelinda Kuka.
Ky takim kishte si objektiva kryesore:
- Rritjen e bashkëpunimit për një bashkërendim më të mirë të punës midis dy institucioneve, në ndjekjen dhe zbatimin e detyrimeve qe rrjedhin nga neni 60 pika 1, i K.Penal.
- Përmirësimin e praktikave duke mbajtur në konsideratë interesin më të lartë të të miturit lidhur me detyrimet e vendosura sipas nenit 102 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
- Ofrimin e mbështetjes dhe shkëmbimin e informacionit lidhur me kurset profesionale, mundësinë e zhvillimit të kurseve profesionale falas për të miturit në konflikt me ligjin apo të rriturit edhe pas orarit zyrtar pasi një pjesë e personave në konflikt me ligjin mund të jenë në punë apo duke vazhduar shkollën.
Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Fier ka pasur një bashkëpunim të frytshëm me DRFPP Fier. Janë trajtuar të gjirha rastet e personave në konflikt me ligjin, për të cilët gjykata ka vendosur alternativë dënimi me burgim sipas nenit 59 të K.Penal, të cilët kanë kryer kurse profesionale falas, pranë kësaj qendre edhe pse mund të mos e kenë pasur detyrim sipas nenit 60/1 të K.Penal me vendim gjykate.
Nga ana jonë u kërkua, që në këtë skemë përfitimi të përfshiheshin edhe të miturit në konflikt me ligjin për të marrë një kurs profesional falas, propozimi ynë gjeti konsensusin e përfaqësuesve të DRFPP Fier. Gjithashtu u kërkua që të shihet mundësia e ofrimit të këtyre kurseve edhe pas orarit zyrtar, pas orës 16. Përfaqësuesit e DRFPP Fier, referuan se në kushtet aktuale nuk mund t`i ofrojnë këto kurse pasi duhet parë numri i aplikantëve.
U referuan risitë që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur dhe ndryshimet e legjislacionit për Shërbimin e Provës duke diskutuar për nenin 60/1 të KP dhe nenin 102 të KDPM, të identifikuara si një nga detyrimet më efikase ndaj personave në konflikt me ligjin nën mbikëqyrje nga Shërbimi i Provës.
DRFPP Fier ushtron koopetencën e saj në bashkitë e Qarkut Fier dhe Qarkut Berat, pra përfshin tre Degë Territoriale të Shërbimit të Provës, Fier, Lushnje dhe Berat. Nga ana e tyre ata shprehën gadishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e frytshëm dhe për të mënjanuar burokracitë për te treja degët territorial, duke lehtësuar procedurat dhe duke kërkuar vetëm një shkresë referimi rasti nga ana jonë. Më pas këshillimi për çdo person në konflikt me ligjin për plotësimin e dokumentcionit apo këshillim për përzgjedhjen e kursit profesional do të merret përsipër nga stafi i DRFPP Fier.
Nga takimi pati diskutime dhe shkëmbime idesh në lidhje me rastet që janë trajtuar nga të dy institucionet.