Shërbimi i Provës Elbasan organizon takim me Zyrën Vendore Asimore Cerrik

Shërbimi i Provës Elbasan organizon takim me Zyrën Vendore Asimore Cerrik

Sot më datë 07.09.2022 u realizua takimi pranë Zyrës Vendore Arsimore Cerrik në bazë të Planit Vjetor të Aktiviteteve, ku janë paraqitur drejtori i degës territoriale të Shërbimit të Provës Elbasan, Z.Roland Sulika dhe specialistët Znj.Irena Gorrica, Znj.Stela Çepunaj dhe Z.Shukri Marku për realizimin e këtij aktiviteti.

Në këtë takim të mbajtur pranë ambjentit të Zyrës Vendore Arsimore Cerrik me Drejtoreshën Znj. Mirela Muçaj, u diskutua rreth funksionit dhe qëllimit të Shërbimit të Provës si dhe roli i këtij të fundit mbi rehabilitimin e të miturve në konflikt me ligjin. Drejtoresha e ZVA Cerrik theksoi rëndësinë që ka ruajtja e kofidencialitetit të të miturve të cilët kanë probleme me ligjin si dhe shmangia që duhet t’iu jepet këtyre të miturve me qëllim garantimin e masave edukuese dhe parandaluese në riintegrimin e tyre. Drejtoresha shprehu gadishmëri për të bashkëpunuar me Shërbimin e Provës në raste takimesh informuese me shkollat 9-vjeçare apo gjimnazeve që i përkasin Bashkisë Cerrik.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME