Shërbimi i Provës Elbasan në takim bashkëpunimi me Bashkinë Cërrik

Shërbimi i Provës Elbasan në takim bashkëpunimi me Bashkinë Cërrik
Në datë 07.09.2022 dega territoriale e Shërbimit të Provës Elbasan realizon takim pune pranë Bashkisë Cerrik, sipas Planit Vjetor të Aktiviteteve. Në takim kanë marrë pjesë drejtori i degës territoriale Z.Roland Sulika dhe specialistët Znj.Irena Gorrica, Znj.Stela Çepunaj dhe Z.Shukri Marku.

Në këtë takim të mbajtur me kryetarin e Bashkisë Cerrik Z.Andis Salla, Përgjegjësen e e Sektorit të Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve Znj.Eglantina Brahi dhe Juristen e bashkisë e cila merret me shkresat e Punës me Interes Publik Znj.Resina Jaupaj është realizuar takimi informues dhe prezantues në ambientet e kësaj bashkie, mbi bashkëpunimin e mëtejshëm që duhet të ketë Shërbimi Provës me Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve Cerrik, mbi trajtimin e të miturve në konflikt me ligjin, si edhe me trajtimin dhe mbikëqyrjen e personave që mbikëqyren nga Bashkia Cerrik për punën me interes publik.

Z.Andis Salla, kryetari i Bashkisë Cerrik, shprehu interes për një marrëdhënie të ngushtë bashkëpunimi gjithashtu, jo vetëm për ndërhyrjen e trajtimit të të miturve por për të gjitha rastet që kanë nevojë bashkëpunimi, e cila kërkon ndërhyrje të menjëhershme për parandalimin e krimit me qëllim rehabilitimin, riintegrimin e tyre, si dhe shmangien e uljes së recidivizmit.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME