Shërbimi i Provës Durrës organizon takim me Zyrën Arsimore.

Shërbimi i Provës Durrës organizon takim me Zyrën Arsimore.
Në kuader të Planit Vjetor të Aktiviteteve, Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Durrës në datën 22.09.2022, ora 08:30 ka organizuar një takim me Zyrën Vendore Arsimore Durrës.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin Znj.Amarilda Thërmija drejtore e ZVA Durrës, Z.Arben Osmanllari drejtor i Shërbimit të Provës Durrës, Znj.Ermira Bodlli specialiste për të mitur dhe Znj.Rexhilda Hoti specialiste.
Organizimi i këtij takimi kishte si qëllim autorizimin dhe planifikimin për zhvillimin e një fushate sensibilizuese me shkollat 9-vjecare dhe shkollat e mesme, mbi rolin dhe misionin e Shërbimit të Provës, risitë e Kodit Drejtësisë Penale për të Mitur dhe në vecanti informimi i të miturve mbi masat alternative të shmangies.Shërbimi i Provës dhe ZVA Durrës vendosën që kjo fushatë sensibilizuese të zhvillohet gjatë muajin tetor me shkollat 9-vjecare dhe në muajin nëntor me shkollat e mesme.
Gjatë këtij takimi u diskutua dhe roli i institucioneve arsimore në përgatitjen në kohë e cilësi të relacionit për vlerësimin psiko-social të të miturit,i cili ndikon në raportin e vlerësimit për të miturin në konflikt me ligjin që harton Shërbimi i Provës për prokurorinë dhe gjykatën.
Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 8   +   3   =