PROMOVIMI I DIALOGUT NDËRKULTUROR, NDËRFETAR DHE DIVERSITETIT

Në vijimësi të aktiviteteve për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit, u zhvillua një tjetër takim me persona të cilët janë nën mbikëqyrje nga Shërbimi i Provës, ndaj të cilëve janë marrë masa alternative të dënimit me burgim.

Takimi u zhvillua në qytetin e Tiranës në datën 25 qershor 2019, ku morën pjesë persona nën mbikëqyrje, përfaqësues nga Shërbimi i Provës, Prezenca e OSBE në Shqipëri, Qendra e Koordinimit për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, si dhe nga Fondacioni për Ndërmjetësim.

Takimi theksoi rëndësinë e kuptimit të shenjave të radikalizimit, si mund të kuptohet, dhe si mund të shmanget ose parandalohet. Radikalizimi është sofistikuar vitet e fundit edhe me përparimet teknologjike dhe përhapjen e rrjeteve sociale. Kjo sjell nevojën e marrjes së masave edhe më të sofistikuara për të shmangur ekstremizmin.

Gjithashtu u diskutua mbi rëndësinë e dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar si një vlerë e çmuar njerëzore e cila sjell dhe promovimin e respektit ndaj diversitetit, si pika kyçe të jetesës në paqe dhe harmoni në komunitet.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 7   +   5   =