Një formim profesional – më shumë mundësi!
Dënimet alternative janë një mundësi e re për të “ndrequr” gabimet – një mundësi e re për t’i dhënë një tjetër drejtim jetës.
Shërbimi i Provës mbikqyr individë të mitur por edhe të rritur të cilët, ndër të tjera nuk kanë asnjë mundësi punësimi për shkak të mungesës së një formimi profesional. Në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Publik Nr. 1 Tiranë, Shërbimi i Provës, në vlerësim edhe të nevojave individuale të personave nën mbikqyrje, i orienton ata në marrjen e një formimi për një profesion në të ardhmen.
Në funksion të përmirësimit të praktikave të punës me të mbikqyrurit, por edhe mbi azhornimin me ndryshimet që dikton zhvillimi i shoqërisë, sot, më datë 13 korrik 2022 u zhvillua takimi ndërmjet përfaqësuesve të D.T. Shërbimit të Provës Tiranë me Drejtoren e e DRFPP1 znj. Hanëme Mata.
Në falenderim të bashkëpunimit të deritanishëm, ndër të tjera, në takim u diskutua mbi mundësitë e mënyrat e përfshirjes në programe të formimit profesional së personave të mitur të grupmoshës 14-16 vjeç si dhe të rinjve 18-25 vjeç, në rastet kur gjykata nuk ka vendosur detyrime shtesë por gjatë trajtimit pranë Shërbimit të Provës vlerësohen nevoja të tilla.
Me këtë qëllim, Shërbimi i Provës do të vazhdojë bashkëpunimet me institucione të tjera për të realizuar integrimin e personave të mbikqyrur prej tij edhe nëpërmjet formimit profesional.