Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Pogradec, në datat 15 dhe 22 Nëntor 2022 zhvilloi aktivitetin me temë: “Zhvillimi i fushatave sensibilizuese mbi masat alternative të shmangies nga ndjekja penale”

Në kuadër të planit vjetor të aktiviteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës, Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Pogradec, në datat 15 dhe 22 Nëntor 2022 zhvilloi aktivitetin me temë: “Zhvillimi i fushatave sensibilizuese mbi masat alternative të shmangies nga ndjekja penale”, me qëllim promovimin e Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit tek nxënësit e shkollave të mesme .

Ky aktivitet u zhvillua me nxënës të klasave të X, XI dhe XII të shkollave “Gjergj Pekmezi” dhe “Enver Qiraxhi”.

Aktiviteti i zhvilluar në gjimnazin “Gjergj Pekmezi” u konceptua si një takim i përbashkët në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës ku pjesëmarrës ishin inspektori i policimit në komunitet z Agim Baçi, përfaqësuesi i Drejtorisë së Shërbimeve Sociale pranë Bashkisë Pogradec z. Arbër Basho, përfaqësuese të shoqatës “Unë Gruaja” znj. Ina Blacëri dhe Yllka Lipo, nëndrejtoresha znj.Lefteri Lilo, psikologia znj.Rezarta Mile, drejtuesja e DTSHP Pogradec znj.Suela Llakmani dhe specialistja e të miturve, znj.Sindi Gjata.

Sipas axhendës, në këtë takim u diskutua mbi tolerancën dhe format e shfaqjes së saj, u bë prezantimi i Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, masave alternative të shmangies nga ndjekja penale dhe rëndësinë e aplikimit të tyre tek të miturit në konflikt me ligjin dhe roli i institucioneve të tjera pjesëmarrësve në punën me të miturit.

Aktiviteti i zhvilluar në shkollën e mesme profesionale “Enver Qiraxhi” u zhvillua me pjesëmarrjen e stafit pedagogjik, nxënësve dhe koordinatores së të miturve pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec znj. Albana Maxhari. Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e ndodhur në qytetin e Pogradec ku 2 të mitur janë përfshirë në veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, njëri si autor dhe tjetri si viktimë, u diskutua mbi ligjin dhe të drejtën, shërbimin e provës dhe funksionin e saj, moshën për përgjegjësi penale, veprat penale që kryhen më së shumti nga të miturit dhe trajtimi i tyre në KDPM.

Gjatë takimeve të zhvilluara u evidentua interesi i lartë i nxënësve për të mësuar mbi Shërbimin e Provës dhe jo vetëm, pasi njohuritë e tyre ishin të pakta.

Si institucion shprehëm gadishmërinë për bashkëpunim sa herë të shihet e nevojshme nga nxënësit dhe stafi

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 7   +   8   =