Në kuadër të planit vjetor të aktiviteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës, Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Kukës në datën 11.10.2022 zhvilloi një takim pune në Zyrën vendore arsimore Kukës

Në kuadër të planit vjetor të aktiviteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës, Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Kukës në datën 11.10.2022 zhvilloi një takim pune në Zyrën vendore arsimore Kukës me qëllim rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve lidhur me zbatimin me efikasitet të masave të shmangies dhe dënimeve alternative .

Në takim morën pjesë Drejtori Z.Albert Muja ,psikologe Znj.Brisilda Gashi ,drejtuesja e DTSHP Kukës znj.Morava Guri dhe specialistë Z.Beqir Basha dhe Znj.Xheni Axhami.

Në këtë takim u diskutua në lidhje me zbatueshmërinë e Urdhërave të Ekzekutimit dhe praktikën e ndjekur nga DTSHP Kukës në trajtimin e rasteve me të mitur në konflikt me ligjin ,roli I Shërbimit të Provës në zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe bashkëpunimi me institucionet arsimore për zbatimin me efikasitet të vendimeve gjyqësore .Gjithashtu u diskutua mbi autorizimin dhe planifikimin e një takimi informues me nxënës të shkollave 9- vjecare dhe të mesme për Kodin e Drejtësisë për të mitur ,masat alternative të shmangies dhe rolin e misionin e Shërbimit të Provës .Në përfundim të takimit u konkludua që të ndiqen me prioritet kërkesat tona për informacion mbi të miturit në rastet kur kërkohet raport vlerësimi nga gjykata dhe prokuroria gjithashtu rritja e bashkpunimit me psikologet e shkollave në trajtimin e rasteve sipas programeve individuale të trajtimit të të miturve në konflikt me ligjin.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME