Ministri i Drejtësisë prezanton Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës

Besmir Kola, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës

Ministri i Drejtësisë, z. Toni Gogu, prezantoi z. Besmir Kola në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës.

Gjatë prezantimit, Ministri Gogu vlerësoi rëndësinë e rolit që Shërbimi i Provës luan në sistemin e drejtësisë penale, duke theksuar se forcimi i këtij institucioni mbetet një nga prioritetet për garantimin e një sistemi drejtësie modern, efikas dhe të orientuar drejt rehabilitimit dhe riintegrimit të personave në konflikt me ligjin.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm, z. Besmir Kola, shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë dhe u angazhua për të vijuar punën në bashkëpunim me të gjithë punonjësit e institucionit dhe partnerët, me synim rritjen e cilësisë së shërbimeve, forcimin e mbikëqyrjes në komunitet dhe zbatimin e standardeve më të mira në fushën e provës.

Shërbimi i Provës do të vijojë të përmbushë misionin e tij në zbatimin efektiv të alternativave ndaj dënimit me burgim, duke kontribuar në rehabilitimin e të dënuarve, uljen e recidivizmit dhe rritjen e sigurisë publike, në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë.

 

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 7   +   8   =