Forcimi i bashkëpunimit me Këshillin e Europës për zhvillimin e Shërbimit të Provës

Drejtoria e Pergjitshme e sherbimit te proves

Në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës patëm kënaqësinë të prisnim në një takim pune Drejtuesen e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, znj. Giulia Re, me të cilën diskutuam mbi rëndësinë e masave alternative ndaj paraburgimit dhe forcimin e rolit të Shërbimit të Provës.

Gjatë takimit ndamë vlerësime dhe ide për zgjerimin e përdorimit të masave alternative, në përputhje me standardet e Këshillit të Europës, si dhe për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe mbështetjen e mëtejshme për zhvillimin e Shërbimit të Provës.

Shërbimi i Provës mbetet i përkushtuar në forcimin e partneriteteve dhe avancimin e standardeve evropiane për një sistem drejtësie më efektiv dhe të orientuar drejt rehabilitimit dhe riintegrimit.

                 

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 9   +   4   =