Emërohet drejtori i ri i Shërbimit të Provës

Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja ka prezantuar drejtorin e ri të Shërbimit të Provës, z. Ervin Hoxha, i cili është emëruar me VKM nr. 57 në datë 26.01.2022.

“Porosia ime një dhe e vetme që i përmbledh të gjitha porositë që kam për ju, është zbatimi i ligjit. Ju si shërbim nuk jeni të pavarur. Nuk jeni as një ishull me qeveri autonome, por jeni një shërbim që duhet t’ju udhëheqë ligji dhe vetëm ligji. Mbikëqyrja e dënimeve alternative duhet të jetë në funksion të qëllimeve që ka dënimi penal sipas ligjit dhe jo orekseve të individëve brenda shërbimit të provës dhe që s’ka lidhje me zbatimin e ligjit”, u shpreh ministri Manja gjatë prezantimit të drejtorit të ri të Shërbimit të Provës, Ervin Hoxha.

Ndërkohë, kreu i ri, i kushtoi rëndësi ngritjes së Shërbimit të Provës në një nivel më të lartë pune me standarde të reja dhe shërbim cilësor, duke theksuar gjithashtu domosdoshmërinë e vëmendjes së qeverisë në këtë proces.

“Kam besim se drejtori i ri, Ervin Hoxha, që sapo u prezantua, ndan të njëjtat qëndrime, synime dhe vizion me mua. Ne jemi në shërbim të ligjit dhe qytetarëve. Nëse ndokush mendon ndryshe, duhet të shkëputet vetë, ose do ta shkëpusim ne. Ligji, e drejta dhe qytetarët janë të parët”, shkruan më tëj në një postim në rrjetet sociale, ministri Manja.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME