DTSHP Vlorë përfaqësuar nga Drejtori Z. Françesko Muçaj dhe specialistja Zj. Eralda Memelli, organizoi takim ndërinstitucional me ZVA Vlorë

DTSHP Vlorë përfaqësuar nga Drejtori Z. Françesko Muçaj dhe specialistja Zj. Eralda Memelli, organizoi takim ndërinstitucional me ZVA Vlorë përfaqësuar nga Drejtoresha Zj. Irena Toshkallari dhe Shefi i Kurikulave.

DTSHP Vlorë prezantoi një broshurë informative mbi të miturit në konflikt me ligjin, hartuar dhe përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës në bashkëpunim ne OJF Terre des Hommes.
U diskutua mbi mundësinë e forcimit të bashkëpunimit midis institucionet tona për të mbështetur në vijimësi rastet e të miturve në konflikt me ligjin, si në rastet e dënimeve alternative, po ashtu dhe në rastet e masave të shmangies.

Në përfundim, u diskutua mbi mundësinë e organizimit të një programi për prezantimin e normave të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në qytetin e Vlorës!

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME