Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të projektit “Ri – Hap rrugën drejt suksesit dhe integrimit”, i zbatuar nga Qendra Equilibrium me mbështetjen e APSK-së.
Projekti synon mbështetjen e të rinjve përfitues të Shërbimit të Provës përmes shërbimeve rehabilituese, psikosociale dhe riintegruese, duke kontribuar në riintegrimin e tyre të suksesshëm në komunitet.
Bashkëpunimi ndërinstitucional mbetet një element kyç për krijimin e mundësive të reja dhe forcimin e mbështetjes për të rinjtë, në rrugën e tyre drejt integrimit dhe suksesit.

