Drejtori i Përgjithshëm, zhvilloi një takim pune me stafin e Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Durrës

Besmir Kola, Rexhilda Hoti

Drejtori i Përgjithshëm, zhvilloi një takim pune me stafin e Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Durrës, në kuadër të vizitave në strukturat territoriale të institucionit.

Gjatë takimit u zhvillua një bashkëbisedim me stafin, u njoh nga afër me ambientet e punës dhe u diskutuan problematikat, sfidat dhe nevojat e degës, me synim rritjen e cilësisë së shërbimit dhe forcimin e bashkëpunimit.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm theksoi se rehabilitimi dhe riintegrimi i personave nën mbikëqyrje duhet të mbeten në qendër të misionit të Shërbimit të Provës. Ai nënvizoi rëndësinë e një qasjeje profesionale dhe njerëzore, ku specialistët të jenë sa më pranë personave nën mbikëqyrje, duke i mbështetur në procesin e ndryshimit, riintegrimit dhe parandalimit të përsëritjes së veprave penale.

Shërbimi i Provës do të vijojë të forcojë rolin e tij në sistemin e drejtësisë, duke punuar çdo ditë për një shërbim më efektiv, më pranë qytetarëve dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e komunitetit.

 

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 6   +   7   =