Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës z.Besmir Kola, zhvilloi një takim prezantues me drejtuesit e Degëve Territoriale në të gjithë vendin.
Gjatë takimit u diskutua mbi prioritetet e institucionit, forcimin e bashkëpunimit dhe angazhimin e përbashkët për një zbatim sa më efektiv të masave dhe dënimeve alternative.
Takimi shërbeu si një mundësi për njohjen me drejtuesit e degëve, shkëmbimin e mendimeve dhe evidentimin e sfidave e mundësive për përmirësimin e mëtejshëm të punës së Shërbimit të Provës.