Sot më datë 30.05.2022 u realizua takimi i Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Tropojë pranë Bashkisë Tropojë në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve.
Me personin përgjegjës të caktuar nga kryetari Bashkisë Tropojë, Përgjegjësi i Kujdesit Social Znj. Shkurte Gjoka është realizuar takimi informues me punonjësit e kësaj bashkie në zyrat e NJMF, mbi misionin, qëllimin, objektivat, kuadrin ligjor dhe për bashkëpunime të mëtejshme midis Shërbimit e Provës dhe Bashkisë Tropojë.
Punonjësit e Bashkisë Tropojë u njohën me organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës, qëllimin, misionin, proçedurat e mbikëqyrjes mbi dënimet alternative kryesisht Puna me Interes Publik (Neni 63 KP/Neni 101 KDPM), si dhe masat e shmangies për të miturit në konflikt me ligjin të cilët do të kemi një bashkëpunim të ngushtë me Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve të ngritur pranë Bashkisë Tropojë.