Dega Territoriale e Shërbimit të Proves Sarandë zhvilloi një  takim pune në shkollën e mesme teknike ekonomike dhe hoteleri-turizëm “Antoni Athanas”, Sarandë.

Në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve të Shërbimit të Provës,  Dega Territoriale Shërbimit të Proves Sarandë zhvilloi një  takim pune në shkollën e mesme teknike ekonomike dhe hoteleri-turizëm “Antoni Athanas”, Sarandë.

Aktiviteti u zhvillua me pjesëmarjen e disa nxënësve të klasave XI dhe XII, drejtoren e shkollës znj. Katina Gjoni, staf mësimor, psikologe znj Ana Miça, ndihmës specialisten e policimit në komunitet për punën me të rinjtë, Ola Caze, drejtore e drejtorisë së kujdesit social në bashki znj Anila Pikuli (ftuar nga drejtoria e shkollës) si dhe drejtore e DTSHP Sarandë Irena Marjani.

Në takim u prezantua misioni i Shërbimit të Provës, një panoramë e përmbledhur e Kodit të Drejtësisë Penale për të mitur, të drejtat dhe garancitë procedurale të të miturit  në konflikt me ligjin, përparësitë e masave alternative të shmangies etj. Takimi u zhvillua në formë bashkëbisedimi me nxënësit,  një  pjesë e të cilëve shprehën interes për institucionin e Shërbimit të Provës, si dhe drejtuan pyetje konkrete lidhur me moshën e të miturit për përgjegjësitë penale për krimet dhe kundërvajtjet penale.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME