Në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës, Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Pogradec, në datën 23.06.2022 zhvilloi aktivitetin me temë: “Promovimi i aplikimit të dënimeve alternative” me qëllim promovimin e aplikimit të dënimeve alternative / masave alternative dhe diskutimin e problematikave të hasura lidhur me zbatimin e dënimeve alternative / masave alternative.
Ky aktivitet u zhvillua me Gjyqtarët e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Për realizimin e takimit është dërguar paraprakisht kërkesa me nr.157 Prot. Datë 07.06.2022 drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Në takim morën pjesë zv/Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec z.Artan Jahollari, gjyqtarja znj.Luljeta Kolonja, drejtuesja e DTSHP Pogradec znj.Suela Llakmani dhe specialistja e të miturve znj.Sindi Gjata.
Sipas axhendës u bë një prezantim i shkurtër i qëllimit dhe objektivave të tryezës.
Më pas u diskutua në lidhje me dënimet alternative, zbatueshmërinë e tyre, Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur dhe praktikën konkrete të ndjekur nga DTSHP Pogradec si për të rriturit ashtu edhe për të miturit në konflikt me ligjin. Fokus të veçantë mori rehabilitimi dhe riinitegrimi në shoqëri i të mbikëqyrurve gjatë Shërbimit të provës si dhe pas përfundimit të saj.
Në përfundim të takimit, u dakordësua mbi përmirësimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në zgjidhjen e problematikave të hasura gjatë ekzekutimit të dënimeve alternative.