Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Lezhë zhvillon takim pune me Gjykatën dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Lezhë në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datën 23.06.2022, ora 1000 zhvilloi një takim pune me Gjykaten e Rrethit Gjyqësor Lezhe me kryetarin e gjykatës zotin Artan Hajredinaj.

Pjesëmarrës në takim ishin Drejtori i Degës Territoriale të Shërbimit te Provës Lezhë z. Leonard Perjaku dhe specialisti z.Vinko Camaj.

Ky takim kishte si objektiva kryesor:

  • Rritjen e bashkëpunimit për një bashkërendim më të mirë të punës midis dy institucioneve, në ndjekjen dhe zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni penal.
  • Përmirësimi i praktikave bazuar në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, duke mbajtur në konsideratë interesin më të lartë të të miturit.

·       Aplikimi i masës alternative të shmangies nga ndjekia penale

 

Problematikë e paraqitur nga zyra jonë ishte që të merret në konsideratë rekomandi i sherbimit proves edhe pse prokuroria nuk ka krijuar një praktikë të tillë tek kërkesat e saj, ose të vendosë gjykata kryesisht

Kryetari i Gjykatës zoti Hajredinaj u tregua i gatshëm dhe shumë bashkëpunues ndaj Shërbimit Provës dhe në diskutimet për problematikat që hasen gjatë punës tonë, ai na ofroj mbështetjen e tij  për rregullimin e problematikave që u diskutuan në takim.

 

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Lezhë në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datën 30.06.2022, ora 10:20 zhvilloi një takim pune në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhe me zv/Drejtuesin e Prokurorisë  z. Francesk Gana dhe opgj z. Artan Uka.

Pjesëmarrës në takim ishin Drejtori i Degës Territoriale të Shërbimit te Provës Lezhë z. Leonard Perjaku dhe specialistet znj. Erina Lesaj dhe z.Vinko Camaj.

Ky takim kishte si objektiva kryesore:

  • Rritjen e bashkëpunimit për një bashkërendim më të mirë të punës midis dy institucioneve, në ndjekjen dhe zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni penal.
  • Përmirësimi i praktikave bazuar në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, duke mbajtur në konsideratë interesin më të lartë të të miturit,
  • Përmirësimin e praktikave lidhur me kërkesat për hartimin e “Raporteve të Vlerësimit për të Miturit”, kërkuar nga prokuroria dhe vendosjen e afateve të pranueshme për hartimin e këtyre raporteve,
  • Dërgimin e marrëveshjeve për të mbikëqyrur të miturit ndaj të cileve janë zbatuar masat e shmangies nga ana e prokurorisë në Shërbimin e Provës.
  • Nxjerrjen e vendimeve të pushimit të dënimit për personat në konflikt me ligjin nga ana e prokurorisë,
  • Uljen e stokut të dosjeve për të cilat është dërguar raport përfundimtar në prokurori, për të cilat kërkohet nxjerrja e vendimit të përfundimit të dënimit nga ana e prokurorisë.
  • Dërgimin e informacionit nga ana e prokurorisë për raportet e mospërmbushjeve të detyrimeve dërguar nga Shërbimi i Provës.

Në takim nga ana jonë, paraqitem problematikat që hasim në lidhje me zbatimin e dënimeve alternative, rastet e veçanta të raporteve të mospërmbushjeve të dërguara në prokurori për të cilat nuk kemi marrë përgjigje.

Zv/Drejtuesi i Prokurorisë Lezhë z.Francesk Gana, u tregua i gatshëm dhe shumë bashkëpunues ndaj Shërbimit Provës dhe në diskutimet për problematikat që hasen gjatë punës tonë, Prokurori Francesk Ganaj na ofroj mbështetjen e tij  për rregullimin e problematikave që u diskutuan në takim.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë është prokuroria, që i beson një numër të konsiderueshëm kërkesash për hartim “RVI” për të miturit në konflikt me ligjin.

U referuan në takim edhe risitë që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur dhe ndryshimet e legjislacionit për Shërbimin e Provës dhe u diskutua për aplikimin më të shumtë të këtyre alternativave nga ana e prokurorëve në pretencat e tyre para gjykatës.

U diskutua që të aplikohet sa me shumë masa alternative e shmangies për veprat që Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur i parashikon.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME