Në datë 28.06.2022 u realizua takim pune pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës me drejtuesin e saj z.Xhevahir Lita mbi ecurinë e zbatimit të vendimeve gjyqësore me dënime alternative. Ky takim kishte për qëllim diskutimin e problematikave të ndryshme të dala gjatë zbatimit të vendimeve gjyqësore dhe rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve . Në takim u diskutua për aplikimin e dënimeve alternative dhe vecanerisht punë ne interes publik sipas nenit 63 KP , u diskutua mbi zbatimin e nenit 470 KPRP apo për rastet e bashkimeve te dënimeve, aplikimin e masave të shmangies për të miturit në konflikt me ligjin. Gjatë takimit u diskutua per dhënien e masave paralajmeruese apo saktësim i gjeneraliteteve të të dënuarve .
Në fund të takimit drejtuesi i Prokurorisë së rrethit gjyqësor Kukës shprehu mbështetjen për të rritur bashkëpunimin e deritanishëm.
Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Kukës zhvillon takim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës
- June 28, 2022