Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Korçë në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve të Shërbimit të Provës zhvilloi një takim pune me drejtuesen e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Korçë në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve të Shërbimit të Provës zhvilloi një takim pune me drejtuesen e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë znj.Dhorina Theodhori me temë:”Takim me qëllim diskutimin e problematikave të hasura lidhur me zbatimin e dënimeve alternative dhe masave alternative”

Qëllimi i këtij takimi ishte ecuria e bashkëpunimit në zbatimin e dënimeve alternative dhe masave alternative, promovimin e aplikimit të masës së shmangies nga ndjekja penale për të miturit në konflikt me ligjin dhe dërgimi nga ana e prokurorisë të raporteve të vlerësimit individual për të miturit në konflikt me ligjin.

Gjatë takimit u dha një informacion nga ana jonë për problematikat që hasim në lidhje me zbatimin e dënimeve alternative, rastet e vecanta të raporteve të mospërmbushjeve të dërguara në prokurori për të cilat nuk kemi marrë përgjigje,vendimet e përfundimit të dënimit alternativ të cilat nuk janë dërguar nga prokuroria për disa të mbikëqyrur që kanë përfunduar dënimin alternativ me sukses,masat e shmangies nga ndjekja penale për të miturit në konflikt me ligjin që kemi ekzekutuar ,si dhe në bazë të pikës a dhe b, të nenit 47 të ligjit nr.37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale Për të Mitur” u kërkua nga ana jonë që prokuroria të vazhdojë të kërkojë të hartojmë raporte të vlerësimit individual për të miturit në konflikt me ligjin. Gjatë vitit 2022, për herë të parë na janë kërkuar 4 (katër) raporte vlerësimi për të miturit në konflikt me ligjin në fazë hetimi nga prokuroria .

Një problematikë tjetër që u trajtua ishin dhe disa raste kur nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë janë dërguar me vonesë urdhërat e ekzekutimit.

Dërgimi me vonësë i urdhërave të ekzekutimit shtyn afatin e ekzekutimit të dënimit alternativ dhe cënon të drejtat e të mbikëqyrurve me dënime alternative.

Drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë ofroi mbështjen e saj për zgjidhjen e shpejtë të problematikave të trajtuara nga ana jonë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 6   +   6   =