Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Korçë në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve ,në datën 20.07.2022,ora 10:00 zhvilloi një takim pune me drejtuesin e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë (D.V.K.M Korçë) Drejtues Fatmir Hoxha me temë: :”Njohjen e Shërbimit të Provës, dënimeve alternative dhe masave alternative dhe ekzekutimit të tyre për shtetasit e huaj’’
Qëllimi i këtij takimi ishte njohja e D.V.K.M Korçë me kompetencat e Shërbimit të Provës,llojet e dënimeve alternative që parashikon Kodi Penal dhe Kodit i Drejtësisë Penale Për të Mitur, si dhe me mënyrën e procedurave të bashkëpunimit për mbikëqyrjen e personave të huaj të dënuar ose të liruar me kusht në rastin e vendimeve penalë të dhëna nga autoritet shqiptare,që përmbajnë dënime alternative.kur i dënuari deklaron venbanimin apo vendqëndrimin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe shtetit shqiptar ka kërkuar mbikëqyrjen e dënimit në shtetin ku i dënuari ka vendbanimin apo vendqëndrimin dhe të vendimeve penalë të dhëna nga autoritet e huaja ,që përbajnë dënime alternative kur i dënuari deklaron vendbanimin apo vendqëndrimin në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe shteti i huaj ka kërkuar mbikëqyrjen e dënimit në shtetin shqiptar,në zbatim të ligjit nr.8724,datë 26.12.2000 për ratifikimin e ‘’Konventës europiane për mbikëqyrjen e personave të dënuar ose të liruar me kusht’’ dhe urdhrit të Ministrit të Drejtësisë nr.196, datë 06.05.2022″Për përcaktimin e procedurave të bashkëpunimit për mbikqyrjen e personave të denuar ose të liruar me kusht”
U shkëmbyen kontaktet me drejtuesin e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë dhe u vendosën mënyrat e bashkëpunimit në të ardhmen .
Në takim nga ana jonë ishte Drejtori i Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Korçë z. Kiço Koço