Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Fier në kuadër të zhvillimit të Planit Vjetor të Aktiviteteve,ka zhvilluar një takim në Drejtorinë Rajonale të Punësimit dhe Aftësive Fier

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Fier në kuadër të zhvillimit të Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datë 07.10.2022, nga ora 10:00-11:30, ka zhvilluar një takim në Drejtorinë Rajonale të Punësimit dhe Aftësive Fier, pranë ambjenteve të kësaj drejtorie, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Pjesëmarrës në takim ishin: Specialistja e DTSHP Fier zj.Anxhela Rusta (e ngarkuar me punë për rastet e të miturve në konflikt me ligjin), Specialisti i DTSHP Fier z.Ilir Yzeiraj, Përgjegjësja e Programeve Aktive dhe Pasive të Punësimit në Rajon në DRPA Fier zj.Anisa Yzeiraj, Përgjegjësi i Zyrës Vendore të Punësimit Fier z.Lefter Hoxhaj, Përgjegjësja e Sektorit të Finanacës në DRPA Fier zj.Lida Majaci. I ftuar në takim ishte edhe Drejtori i Deleguar i Shërbimit Social Shtetëror Fier z.Albert Sema.

Ky takim kishte si objektiva kryesore:

  • Rritja e bashkëpunimit për një bashkërendim më të mirë të punës midis dy institucioneve, në ndjekjen dhe zbatimin e detyrimeve qe rrjedhin nga neni 60 pika 1, 2 dhe 3 të K.Penal.
  • Përmirësimi i praktikave duke mbajtur në konsideratë interesin më të lartë të të miturit lidhur me detyrimet e vendosura sipas nenit 102 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
  • Ofrimi i mbështetjes dhe shkëmbimi i informacionit lidhur me programet e punësimit, programet e këshillimit për punësim, punësimin e plotë të personave në konflikt me ligjin, punësimin sezonal për të miturit, mundësitë e punësimit për familjarët e të miturve në konflikt me ligjin, kurset profesionale, mundësinë e zhvillimit të kurseve profesionale falas për të miturit në konflikt me ligjin dhe familjarët e tyre apo të rriturit.

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Fier ka pasur një bashkëpunim të frytshëm me DRPA Fier. Janë trajtuar të gjirha rastet e personave në konflikt me ligjin, për të cilët gjykata ka vendosur alternativë dënimi me burgim sipas nenit 59 të K.Penal, të cilët janë drejtuar për të ushtruar një veprimtari profesionale, pranë kësaj drejtorie, në rastet kur e kanë pasur detyrim sipas nenit 60/1 të K.Penal me vendim gjykate.

Nga ana jonë u kërkua, që në skemat e përfitimi të punësimit, këshillimit për punësim apo kurseve profesionale të përfshiheshin veç të miturit në konflikt me ligjin edhe familjarët e tyre kur vinë nga shtresa vulnerabël të shoqërisë, propozimi ynë gjeti konsensusin e përfaqësuesve të DRPA Fier. Gjithashtu u kërkua që të shihet mundësia e ofrimit të punës edhe personave të dënuar në kompani private, të cilat nga ana e tyre mund të kenë një politikë strikte për pranimin e të dënuarve pranë kompanive të tyre. Përfaqësuesit e DRPA Fier, referuan, se kjo çështje do të diskutohej rast pas rasti. Gjithashtu na u sigurua një shkëmbim informacioni i plotë për programet e punësimit, programet e këshillimit për punësim dhe zhvillimin e kurseve profesionale falas për të miturit në konflikt me ligjin dhe familjarët e tyre apo të rriturit.

U referuan risitë që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur dhe ndryshimet e legjislacionit për Shërbimin e Provës duke diskutuar për nenin 60/1, 2 dhe 3 të KP dhe nenin 102 të KDPM, të identifikuara si një nga detyrimet më efikase ndaj personave në konflikt me ligjin nën mbikëqyrje nga Shërbimi i Provës.

DRPA Fier ushtron koopetencën e saj në bashkitë e Qarkut Fier, pra përfshin dy Degë Territoriale të Shërbimit të Provës, Fier dhe Lushnje. Nga ana e tyre ata shprehën gadishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e frytshëm dhe për të mënjanuar burokracitë, duke lehtësuar procedurat dhe duke kërkuar vetëm një shkresë referimi rasti nga ana jonë. Më pas procedurat për përfitimin nga programet e punësimit apo programet e këshillimit për punë për çdo person në konflikt me ligjin për plotësimin e dokumentcionit do të merret përsipër nga stafi i DRPA Fier. 

Në takim u diskutua edhe me Drejtorin e Deleguar të Shërbimit Social Shtetëror Fier z.Albert Sema, pasi drejtoria e tij mbulon në varësi të dyfishtë edhe punonjësit e NJMF-ve në çdo bashki të Qarkut Fier. Një nga problematikat më të shpeshta që hasen është mosdërgimi, i “Raport Vlerësimit Psiko-Social”, për të miturit në konflikt me ligjin nga ana e NJMF nga disa bashki.

Nga takimi pati diskutime dhe shkëmbime idesh në lidhje me rastet që janë trajtuar nga të dy institucionet.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 5   +   1   =