Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Durrës zhvillon takim në Gjykatën dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Durrës në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datat 27.06.2022 dhe 28.06.2022 ka realizuar takime respektivisht në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Pjesëmarrës në takimin e  datës: 27.06.2022 ishin z.Paulin Çera kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, z.Arben Osmanllari drejtori i Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Durrës dhe znj. Rexhilda Hoti(Tafaj) specialiste pranë kësaj dege.

Pjesëmarrës në takimin e  datës: 28.06.2022 ishin Prokurorët Drini Pali, Gëzim Veizi, Afrim Shehu, Madrit Kullolli, drejtori i i Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Durrës Arben Osmanllari dhe Rexhilda Hoti(Tafaj), Arlinda Lisha specialiste pranë kësaj dege.

Objekti i këtyre takimeve ishte promovimi për aplikimin e dënimeve alternative dhe  në veçanti aplikimin e  masës alternative, të shmangies nga ndjekja penale dhe dënimi, për të miturit në konflikt me ligjin.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua dhe për problematikat e hasura gjatë ekzekutimit të dënimeve alternative, hartimit të raporteve të vlerësimit për të rritur e të mitur dhe saktësimi i adresave të të dënuarve në vendimet e gjykatave. Iu kërkua insitucionit të prokurorisë që në urdhërat e ekzekutimit të vendoset dhe një numër kontakti i të dënuarit, gjë që do të lehtësonte vendosjen e kontaktit të personit nën mbikqyrje me Degën Territoriale e Shërbimit të Provës Durrës.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 7   +   9   =