Dega Territoriale e Shërbimit te Provës Berat në kuadër të zhvillimit të Planit Vjetor të Aktiviteteve

Dega Territoriale e Shërbimit te Provës Berat në kuadër të zhvillimit të Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datë 02.08.2022, nga ora 11:00 -13:20 ka zhvilluar një takim me IEVP Berat me qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe efikasitetit të hartimit të raporteve të vlerësimit nga Shërbimi i Provës për të dënuarit që aplikojnë për nenin 64 “Lirim me Kusht”,59/a “Qëndrim në Shtëpi”,68 -”Gjysmëliri”. Pjesmarrës në takim ishin Drejtori i IEVP Berat Z. Artan Llango dhe stafi i tij (juristi i IEVP Berat Z. Emiljano Ashano, specialistja e edukimit Znj.Llambrini Mance, Znj.Etleva Olldashi, psikologia Znj.Brikelda Sulka si dhe shefi i sigurimit), nga DTSHP Berat pjesmarrës në takimin ishin i gjithë stafi i Degës Territoriale Berat.

Ky takim kishte tre objektiva kryesore :

– forcimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve

– diskutimin e problematikave të hasura gjatë hartimit të raporteve të vlerësimit nga shërbimi i provës

– mundësitë për aplikimin e dënimeve alternative nga të dënuart.

Takimi i realizuar pranë IEVP Berat u nda në dy seksione:

 

  • Takim dhe diskutim me të dënuarit që kanë aplikuar apo janë aktualisht në proces aplikimi për lirim me kusht (e organizuar në formatin tryeze e rrumbullakët)
  • Takim me stafin e IEVP Berat në lidhje me problematikat e hasura, risitë e legjislacionit të shërbimit të provës si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

 

Në këtë takim u diskutua në lidhje me rastet kur të dënuarit mund të aplikojnë për të përfituar nga neni 64, 59/a, dhe 68 i Kodit Penal, çfarë parashikon secili prej këtyre neneve dhe rastet kur të dënuarit nuk mund të përfitojnë lirimin me kusht për arsye të specifikuara në legjislacionin përkatës apo për shkak të mungesës së kushteve konkrete të mundësive për ri-integrim në rast lirimi me kusht, problematikat e hasura gjatë hartimit të raporteve të vlerësimit, rëndësisë së hartimit të raporteve me objektivitet dhe profesionalizëm si dhe u konsultua në lidhje me raste konkrete për të cilat Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Berat ka hartuar raport vlerësimi negativë apo pozitiv dhe dinamika konkrete. U diskutua në lidhje me risitë që parashikon legjislacioni dhe ndryshimet e legjislacionit për shërbimin e provës duke folur me konkretisht për dënimet alternative si një nga masat ndëshkuese më suportuese ndaj të dënuarve që përfshihen në vepra penale. Nga ana jonë u diskutua edhe në lidhje me Urdhërin më të fundit të ardhur Ministria e Drejtësisë si dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës e cila parashikon konfirmimin e Raportit të Vlerësimit për lirim me kusht në rastet kur dënimi i marrë prej tyre është mbi 15 vite burg. Nga takimi pati diskutime dhe shkëmbime idesh në lidhje me trajtimin sa më efikas të personave në mbikqyrje si dhe përmirësimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME