Ceremonia Përmbyllëse e Programit Shqiptar – Suedez Drejtësisë Penale për të Mitur

Në datë 7 qershor 2022 u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë Ceremonia Përmbyllëse e Programit Shqiptar – Suedez Drejtësisë Penale për të Mitur, ku morën pjesë Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja, Ambasadorja e Suedisë znj. Elsa Hastad, Drejtuesja e Vlerësimit e Strategjisë Shqiptare për Drejtësinë Penale për të Mitur znj. Vasilika Hysi, Drejtuesja e Njësisë së Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ndërkombëtar të Autoritetit Suedez të Policisë znj. Ann Charlotte Gustafsson, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës z. Ervin Hoxha, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve z. Admir Abrija, Drejtuesit e Projektit të Palës Shqiptare nga të gjitha institucionet e përfshira si prokurori, gjykatë, polici, burgje dhe Shërbimi i Provës, etj.

Në ceremoninë mbyllëse të Programit, u prezantuan arritjet dhe sfidat e këtyre pesë viteve, por edhe u dha një mesazh i qartë për programe të tjera bashkëpunimi gjatë viteve të ardhshme.

  1. Manja në një postim tha se, “Si pjesë e Reformës në Drejtësi, programi SIDA i qeverisë suedeze me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë, bëri bashkë disa agjensi vendase, Prokurori- Gjykatë-burgje/shërbim prove, si pjesë e mekanizmave ligjorë dhe institucionalë për trajtimin e të miturve në konflikt me ligjin. Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur, Strategjia e Drejtësisë për të Miturit, ngritje dhe funksionimi i Qendrës për Parandalimin e krimit tek të miturit, forcimi i kapaciteteve dhe krijimi i skuadrës së ekspertëve vendas me përvojën e duhur në trajtimin e të miturve në konflikt me ligjin, janë vetëm disa nga sfidat e kaluara me sukses, ku ka dhënë ndihmë të çmuar edhe ky program”

 

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 3   +   3   =