Aktiviteti “Autorizimi dhe planifikimi i fushatave sensibilizuese mbi masat alternative të shmangies nga ndjekja penale”

Aktiviteti “Autorizimi dhe planifikimi i fushatave sensibilizuese mbi masat alternative të shmangies nga ndjekja penale”

Në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës, Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Pogradec, në datën 21.09.2022 zhvilloi aktivitetin me temë: “Autorizimi dhe planifikimi i fushatave sensibilizuese mbi masat alternative të shmangies nga ndjekja penale”, me qëllim promovimin e Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit tek nxënësit e klasave të VIII, IX dhe shkollave të mesme.

Ky aktivitet u zhvillua me drejtuesin e Zyrës Vendore Arsimore Pogradec z.Sotiraq Mangëri dhe pjesëtarë të tjerë të stafit. Nga DTSHP Pogradec ishin të pranishme drejtuesja, znj.Suela Llakmani dhe specialistja e të miturve, znj.Sindi Gjata.

Sipas axhendës së paracaktuar u diskutua në lidhje me masat alternative të shmangies nga ndjekja penale dhe rëndësinë e aplikimit të tyre tek të miturit në konflikt me ligjin. U mor një informacion më i detajuar mbi problematikat me të cilat përballen shkollat dhe si ka qënë qasja e tyre ndaj nxënësve të cilët kanë patur konflikt me ligjin.

Së bashku me ZVA Pogradec u dakordësua mbi realizimin e fushatave sensibilizuese në muajin tetor me shkollat 9-vjeçare dhe në muajin nëntor me shkollat e mesme, ku u përcaktuan edhe shkollat.

Në përfundim të takimit, u vu theksi tek vijueshmëria e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME