Aktivitet i zhvilluar pranë Drejtorisë Rajonale të Punësimit Berat

Aktivitet i zhvilluar pranë Drejtorisë Rajonale të Punësimit Berat.

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Berat në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve, ka zhvilluar në datë 26.09.2022 takimin ndër-instucional me Drejtorinë Rajonale të Punësimit Berat, me qëllim nënshkrimin e një marreveshje bashkëpunihi në funksion të reahbilitimit dhe riintegrimit të personave nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Proës.

Ky takim kishte tre objektiva kryesore :

– forcimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve

– dikutime në lidhje me lidhjen e një marveshje bashkëpunimi midis DRP dhe DPSHP.

– diskutimin në lidhje me rastet e referuara nga ana jonë për të mbikëqyrurit alternativë, vështirësitë që paraqiten, mundësitë e DRP, kurset e kualifikimit etj.

Në këtë takim të mbajtur pranë ambjenteve të D.R. P. Berat me stafin e këtij institucioni dhe me stafin e Shërbimit të Provës Berat u diskutua rreth funksionimit dhe qëllimit të Shërbimit të Provës mbi ri integrimin e të mbikëqyrurve alternative me qëllim punësimin e tyre, u diskutuan rastet e referuara nga ana Jonë, problematika që dalin nga kriteret dhe aftesitë profesionale të të mbikëqyrurve, mundësitë për kurse profesionale, si dhe lidhjen e një marrëveshje bashkëpunimi midis dy institucioneve.

Stafi i D.R. P Berat u shpreh i gatshëm të bashkëpunonte për të bërë të mundur riintegrimin e të mbikëqyerve alternative të referuar nga ana jonë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME