SHPALLJE PROCEDURE KONKURRIMI PËR POZICIONIN “SPECIALIST” NË DREJTORINË E MBIKQYRJES ELEKTRONIKE, NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË SHËRBIMIT TË PROVËS

vend vakant

SHPALLJE PROCEDURE KONKURRIMI PËR POZICIONIN SPECIALIST NË DREJTORINË E MBIKQYRJES ELEKTRONIKE, NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË SHËRBIMIT TË PROVËS

Në zbatim të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” ndryshuar, dhe të Ligjit nr.78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës” i ndryshuar, si dhe urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 446 datë19.09.2024, “Për miratimin e rregullores së Brendshme të Shërbimit të Provës”, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës shpall procedurat për konkurrim për pozicionin:

 

Një (1) Specialist në Drejtorinë e Mbikqyrjes Elektronike

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  1. Monitoron funksionimin e sistemit të mbikëqyrjes elektronike dhe vepron në sajë të informacionit të përftuar nga pajisjet e gjurmimit me të cilat realizohet shërbimi;
  2. Rregjistron dhe raporton të gjithë dinamikën e ngjarjes ose ndodhive me qëllim dokumentimin e mbarëvajtjes së realizimit të procesit të mbikëqyrjes elektronike;
  3. Zbaton planin e punës dhe objektivat e përcaktuara nga Drejtori i Përgjithshëm për të ruajtur standardet e shërbimit të mbikëqyrjes elektronike në të njëjtën linjë me politikat institucionit; Mbikëqyr nëpërmjet sallës operative ecurinë e përmbushjes së kushteve nga ana subjekteve të vendosur në mbikëqyrje elektronike me qëllim mbarëvajtjen e ekzekutimit urdhrit të ekzekutimit dhe shmangien e kryerjes së shkeljeve të mëtejshme;
  4. Komunikon me subjektet në mbikëqyrje me qëllim mbarëvajtjen e realizimit të mbikëqyrjes elektronike;
  5. Dokumenton ndodhitë, arsyet dhe shpjegimet në rastet e shkeljes së kushteve të mbikëqyrjes elektronike, apo në rast të informacioneve të tjera dërguar nga pajisja e gjurmimit;
  6. Asiston subjektin me shpjegime, informacione dhe udhëzime me qëllim mbarëvajtjen e procesit të mbikëqyrjes elektronike;
  7. Komunikon me institucionet bashkëpunuese sipas rregullave të parashikuara në procedurën ligjore që rregullon procesin e mbikëqyrjes elektronike;
  8. Përditësohet me fushën ligjore dhe objektin e veprimtarisë të realizimit mbikëqyrjes elektronike.
  9. Kontakton në mënyrë të drejtpërdrejtë me sallën operative të Policisë së Shtetit me qëllim kryerjen e procedurës së parashikuar nga legjislacioni në fuqi;
  10. Analizon dhe interpreton informacionin e mbledhur nga pajisjet e gjurmimit dhe ndërmerr në kohë procedurat e përcaktuara, vë në dijeni eprorin e drejtpërdrejtë në lidhje me rrethana të veçanta të cilat kërkojnë vendimmarrje komplekse;
  11. Monitoron procedurën e heqjes së pajisjes së gjurmimit nëpërmjet sistemit të operimit dhe i komunikon rezultatet specialistit të DTSHP përkatëse;
  12. Komunikon me suportin teknik të kompanisë e cila kryen shërbimin e mbikëqyrjes elektronike; Mban kontakte elektronike, shkresore, me sallat operative të policisë së shtetit, Prokuroritë, DTSHP përkatëse, etj;
  13. Zbaton praktikat ligjore administrative të deleguara nga eprori.

 

Kërkesat e pozicionit

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a – të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në degët: psikologji, drejtësi, punë sociale ose sociologji apo diplomë të njësuar me të, sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë;

b – të ketë përvojë pune jo më pak se 1 vit në profesion.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
    http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  • Fotokopje të librezës së punës të noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt, Rekomandim
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.Për proçedurën e pranimit, Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht dokumentacionin brënda afatit të dorëzimit në Drejtorinë e Pergjithshme e Sherbimit të Proves, Rruga Jordan Misja ndërtesa 6/1 hyrja 1 kodi postar 1016 Tiranë.

Afati për dorëzimin e dokumentave 25.08.2026.

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  1. – Ligjin nr. 78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës” i ndryshuar,
  2. Ligjin Nr. 10494, datë 22.12.2011 “Për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor
  3. Ligjin nr. 79/2020“Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”.
  4. Ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar.
  5. Ligjin nr. 37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”.
  6. Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative“, i ndryshuar.
  7. Ligjin nr. 9131 datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”.
  8. Vendimin nr. 377, Datë 6.6.2012 “Për kriteret që duhet të plotësojë organi që realizon mbikëqyrjen elektronike, rregullat për përzgjedhjen dhe të drejtat e detyrimet e tij”.
  9. Rregulloren e Brendshme e Shërbimit të Provës.

 

 

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 5   +   10   =