Në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës patëm kënaqësinë të prisnim në një takim pune Drejtuesen e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, znj. Giulia Re, me të cilën diskutuam mbi rëndësinë e masave alternative ndaj paraburgimit dhe forcimin e rolit të Shërbimit të Provës.
Gjatë takimit ndamë vlerësime dhe ide për zgjerimin e përdorimit të masave alternative, në përputhje me standardet e Këshillit të Europës, si dhe për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe mbështetjen e mëtejshme për zhvillimin e Shërbimit të Provës.
Shërbimi i Provës mbetet i përkushtuar në forcimin e partneriteteve dhe avancimin e standardeve evropiane për një sistem drejtësie më efektiv dhe të orientuar drejt rehabilitimit dhe riintegrimit.
