Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës dhe Qendra Equilibrium nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit

Irma Bime

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të projektit “Ri – Hap rrugën drejt suksesit dhe integrimit”, i zbatuar nga Qendra Equilibrium me mbështetjen e APSK-së.

Projekti synon mbështetjen e të rinjve përfitues të Shërbimit të Provës përmes shërbimeve rehabilituese, psikosociale dhe riintegruese, duke kontribuar në riintegrimin e tyre të suksesshëm në komunitet.

Bashkëpunimi ndërinstitucional mbetet një element kyç për krijimin e mundësive të reja dhe forcimin e mbështetjes për të rinjtë, në rrugën e tyre drejt integrimit dhe suksesit.

Irma BimeIrma Bime

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 10   +   9   =