Drejtoresha e Përgjithshme përfaqëson Shërbimin e Provës në konferencën e Këshillit të Evropës në Maltë

Irma Bime takim ne Malte

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës mori pjesë në Konferencën e 31-të të Drejtorëve të Shërbimeve të Burgjeve dhe Provës (CDPPS), të organizuar nga Këshilli i Evropës, e zhvilluar në Valletta, Maltë.

Gjatë konferencës u trajtuan çështje që lidhen me zhvillimin e sistemeve të burgjeve dhe shërbimit të provës, u prezantuan praktika dhe modele të suksesshme nga vendet pjesëmarrëse, si dhe u diskutuan mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përmirësimin e standardeve profesionale në fushën e drejtësisë penale.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 7   +   10   =