SHPALLJE PROCEDURE KONKURIMI PËR POZICIONIN SEKRETAR/ ARKIVIST/ PROTOKOLLIST NË DEGËN TERRITORIALE TË SHËRBIMIT TË PROVËS FIER, NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË SHËRBIMIT TË PROVËS
Në zbatim të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” ndryshuar, dhe të Ligjit nr.78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës” i ndryshuar, si dhe urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 446 datë19.09.2024, “Për miratimin e rregullores së Brendshme të Shërbimit të Provës”, Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimit të Provës shpall procedurat për konkurim për pozicionin:
- 1 (një) Sekretar/Arkivist/Protokollist në Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Fier, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës,
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
- Protokollon çdo shkresë e dokument që hyn në institucion, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe urdhrat apo udhëzimet e eprorit direkt;
- Përgatit dhe organizon dërgimin e korrespondencës në kohë për çdo shkresë, duke bërë shënimet përkatëse, në përputhje me rregullat përkatëse të korrespondencës zyrtare;
- Protokollon dhe i përcjell Drejtorit të DTSHP dokumentet hyrëse;
- Arkivon dhe është përgjegjës për ruajtjen e praktikave, në çdo formë që ato mund të jenë dhe administron fondin arkivor në përputhje me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore në fuqi;
- Merr të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen fizike të dokumenteve;
- Është përgjegjës për administrimin e vulave zyrtare të DTSHP.
Kërkesat e pozicionit
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Arsimi:Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të zotërojë minimalisht Diplomë të nivelit “Bachelor”.
- Përvoja: Nuk kërkohet përvojë e mëparshme.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard - Fotokopje të noterizuar të diplomës Bachelor. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
- Fotokopje të librezës së punës të noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt, Rekomandim
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dokumentat e përmendura më sipër, së bashku me një kërkesë të nënshkruar nga ana juaj, ku ju specifikoni pozicionin ku dëshironi të konkuroni, duhet të dorëzohen në Drejtorinë e Pergjithshme e Sherbimit të Proves, Rruga Jordan Misja ndërtesa 6/1 hyrja 1 kodi postar 1016 Tiranë.
Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.Për proçedurën e pranimit, Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht dokumentacionin brënda afatit të dorëzimit në Drejtorinë e Pergjithshme e Sherbimit të Proves, Rruga Jordan Misja ndërtesa 6/1 hyrja 1 kodi postar 1016 Tiranë.
Afati për dorëzimin e dokumentave 29.04.2026
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Ligji Nr. 9131 datë 08.09.2003, “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”.
- Ligjin nr. 78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës”.
- K.M nr.421 date 08.07.2021 “Për miratimin e Rregullores së Përgjithshme të Shërbimit të Provës
- Ligji nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative“;
- Ligji nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
- Ligj nr.9154, datë 6.11.2003 “Për Arkivat”
- Ligj nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit”