Ndërgjegjësimi fillon me informimin!
Në kuadër të Javës së Ndërgjegjësimit për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit, Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Durrës mori pjesë në një takim informues me nxënësit e shkollës “Naim Frashëri”, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe aktorë të tjerë institucionalë.
U diskutua mbi të drejtat e viktimave, dallimin mes krimeve dhe kundravajtjeve penale, riintegrimin e të miturve dhe mënyrat e sigurta të raportimit.
Së bashku për një komunitet më të informuar dhe më të sigurt për të rinjtë.