SHPALLJE PROCEDURE KONKURIMI PËR POZICIONIN SPECIALIST FINANCE NË SEKTORIN E FINANCËS DHE BUXHETIT, NË DREJTORINË E FINANCËS DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË SHËRBIMIT TË PROVËS
Në zbatim të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” ndryshuar, dhe të Ligjit nr.78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës” i ndryshuar, si dhe urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 446 datë19.09.2024, “Për miratimin e rregullores së Brendshme të Shërbimit të Provës”, Drejtoria e Pergjithshme e Shërbimit të Provës shpall procedurat për konkurim për pozicionin:
- 1 (një) Specialist Finance në Sektorin e Financës dhe Buxhetit, në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës,
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
- Zbaton buxhetin vjetor te institucionit dhe të gjitha vendimeve financiare, duke siguruar që planifikimi i tij të ketë realizim efektiv.
- Bën registrimin e shpenzimeve sipas ligjit brenda vitit financiar.
- Mban inventarët dhe kartelat personale të punonjësve, duke siguruar lëvizjen e rregullt dhe koherente te aktiveve.
- Kontrollon magazinën dhe lëvizjet e vlerave monetare dhe materialeve ne përputhje me
dokumentacionin shoqërues dhe me legjislacionin në fuqi. - Ndjek dhe llogarit të gjitha shpenzimet e institucionit, sipas zërave te buxhetit.
- Harton rregjistrin e aktiveve në vartësi të llojit të tyre afatgjatë apo afatshkurtër, sipas kërkesave të udhëzimit “Për menaxhimin e aktiveve në sektorin publik”.
- Përgatit vërtetime të ndryshme në lidhje me pagat dhe sigurimet shoqërore sipas kërkesave për punonjësit e institucionit.
- Përgjigjet për kontabilizimin e veprimeve të magazinës, mban kartelat e të gjitha aktiveve si dhe të inventarit te imët, në zbatim të udhëzimit nr. 30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, i ndryshuar.
- Bën azhornim mujor me magazinën për gjendjen në sasi dhe vleftën dhe nxjerr giendjen kontable vjetore gjatë inventarizimit,etj.
- Plotëson borderot e pagave dhe bën trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen shërbime jashtë vendit të punës.
- Përpilon urdhër shpenzimet për cdo veprim me efekt financiar dhe dërgimin në destinacion (thesar, bankë).
Kërkesat e pozicionit
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
1 – Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të zotërojë minimalisht diplomë “Master Profesional”, në “Shkenca ekonomike” apo diplomë të njësuar me të, sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë, Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
2 – Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 vit në profesion.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard - Fotokopje të noterizuar të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
- Fotokopje të librezës së punës të noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt, Rekomandim
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dokumentat e përmendura më sipër, së bashku me një kërkesë të nënshkruar nga ana juaj, ku ju specifikoni pozicionin ku dëshironi të konkuroni, duhet të dorëzohen në Drejtorinë e Pergjithshme e Shërbimit të Provës, Rruga Jordan Misja ndërtesa 6/1 hyrja 1 kodi postar 1016 Tiranë.
Afati për pranimin e dokumentave 18.07.2025
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Ligjin nr. 78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës”.
- Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë” , i ndryshuar.
- Ligjin nr. 9131 datë 08.09.2003, “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”.
- Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin” te ndryshuar.
- Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar.
- K.M nr. 997, datë 10.12.2010 “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë qendrës së punës, brenda vendit, të ndryshuar.
- K.M nr. 870, datë 14.12.2011 “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë qendrës së punës, jashtë vendit”, të ndryshuar.
- Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011 “Për Menaxhimin e Aktiveve në Sektorin Publik”, të ndryshuar.
- Udhëzimin nr. 4, datë 13.12.2016 “Për formën, elementët dhe plotësimin e borderos së pagave për njësite e qeverisjes së përgjithshme”.