SHPALLJE PROCEDURE KONKURRIMI
PËR POZICIONIN DREJTOR NË DREJTORINË E FINANCAVE DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË SHËRBIMIT TË PROVËS
Në zbatim të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” ndryshuar, dhe të Ligjit nr.78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës” i ndryshuar, si dhe urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 446 datë11.09.2024, “Për miratimin e rregullores së Brendshme të Shërbimit të Provës” i ndryshuar, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës shpall procedurat për konkurrim për pozicionet:
- Drejtor në Drejtorinë e Financave dhe Shërbimeve Mbështetëse
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
- Drejton veprimtarinë administrative financiare, administrimin e fondeve buxhetore dhe kujdeset për përdorimin e fondeve në dispozicion të institucionit, fondin e pagave si dhe për të gjitha transaksionet e tjera financiare që lidhen me nevojat e brendshme të institucionit si dhe në marrëdhëniet me të tretët, në mënyre ekonomike, eficente dhe efektive;
- Garanton para miratimit të shkresave/urdhrave me karakter financiar, lidhur me ligjshmërinë, rregullshmërinë dhe respektimin e parimeve të ekonomicitetit, eficiencës dhe efektivitetit;
- Menaxhon burimet njerëzore dhe ndjek zbatimin e proçedurave për plotësimin e vendeve vakante të punës;
- Menaxhon procesin e marrjes së nevojave për trajnim dhe bashkëpunon me Institucione të tjera brenda/jashtë vendit për mundësimin e programeve trajnuese të punonjësve të Shërbimit të Provës;
- Monitoron dhe kontrollon zbatimin me korrektësi të rregullave të etikës nga punonjësit e institucionit dhe raporton tek eprorët përgjegjës për shkelje të disiplinës dhe etikës të punonjësve në kundërshtim me ligjet;
- Mbështet dhe plotëson nevojat e institucionit me shërbime, infrastrukturë, bazë materialo-teknike dhe teknologji të përparuar informacioni, nëpërmjet administrimit të burimeve njerëzore përkatëse, burimeve financiare dhe zbatimit rigoroz të legjislacionit në fuqi, me qëllim sigurimin e kushteve optimale për veprimtarinë normale të Institucionit;
- Identifikon dhe krijon regjistrin e riskut, vlerësimin, kontrollin e risqeve që vënë në rrezik arritjen e objektivave dhe realizimin me sukses të veprimtarive të Drejtorisë dhe ia paraqet Drejtorit të Pëgjithshëm.
Kërkesat e pozicionit
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në “Shkencat Ekonomike”. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b – Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard - Fotokopje të noterizuar të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
- Fotokopje të librezës së punës të noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dokumentat e përmendura më sipër, së bashku me një kërkesë ku ju specifikoni pozicionin ku dëshironi të konkuroni, duhet të dorëzohen në Drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimit të Provës pranë zyrës së Protokollit, Rruga Jordan Misja ndërtesa 6/1 hyrja 1 kodi postar 1016 Tiranë.
–
Afati për dorëzimin e dokumentave 09.06.2025.
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 78, datë 25.06.2020, “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës” i ndryshuar;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 90/2012 “Për Organizimin dhe Funksonimin e Administratës Shteterore”.
– Njohuritë mbi Ligjin 9131 datë 08.09.2003, “Për rregullat e Etikes në Administraten Publike”.
– Njohuritë mbi Lijin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”.
– Njohuritë mbi Ligjin nr.10296, datë 08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, të ndryshuar;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 9936 datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 7961, date 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Njohuritë mbi VKM nr. 568, datë 6.10.2021 “Për Miratimin e Rregullave për Kohëzgjatjen e Punës dhe të Pushimit, Orët Shtesë dhe Kompensimin e Tyre në Institucionet e Administratës Shtetërore, Institucionet e Pavarura dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore”, të ndryshuar.
– Njohuritë mbi VKM- 325 datë 31.05.2023 “Për miratimin e strukturës së pagave niveleve të pagave dhe shtesave të tjera, dhe shtesave të tjera mbi pagë të zvendësministrit, funksionarëve të kabineteve, prefektit, nënprefektit, nëpunësve civilë dhe disa nëpunësve në disa institucione të administatës publike”, i ndryshuar.
– Njohuritë mbi VKM nr. 326, datë 31.5.2023 “Për pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”, i ndryshuar.
– Njohuritë për Rregulloren e Brëndshme të Shërbimit të Provës, të miratuar me urdhër të ministrit nr. 446, datë 19.09.2024, “Për miratimin e rregullores së përgjithshme të Shërbimit të Provës”.