Shpallje procedure konkurimi për pozicionin Inspektor në Drejtorinë e Inspektimit dhe Shërbimeve Komunitare, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës

SHPALLJE PROCEDURE KONKURIMI PËR POZICIONIN INSPEKTOR NË  DREJTORINË E INSPEKTIMIT DHE SHËRBIMEVE KOMUNITARE, NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË SHËRBIMIT TË PROVËS

Në zbatim të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” ndryshuar, dhe të Ligjit nr.78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës” i ndryshuar, si dhe urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 446 datë19.09.2024, “Për miratimin e rregullores së Brendshme të Shërbimit të Provës”, Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimit të Provës shpall procedurat për konkurim për pozicionin:

 

1 (një) Inspektor në Drejtorinë e Inspektimit dhe Shërbimeve Komunitare, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës,

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  1. Organizon dhe kryen inspektim apo hetim administrativ, në DTSHP në zbatim të Urdhrit të nxjerrë nga Drejtori i Përgjithshëm, në pëputhje me Ligjin nr. 78/2020, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës” i ndryshuar, si dhe të akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
  2. Në përputhje me programet vjetore apo periodike të DPSHP, merr pjesë në grupe kontrolli, harton programin e punës për procesin konkret të inspektimit, me të cilin është ngarkuar me Urdhër të veçantë nga Drejtori i Përgjithshëm dhe zbaton programin e miratuar prej tij.
  3. Mban përgjegjësi të plotë për saktësinë e të dhënave të grumbulluara gjatë proceseve të inspektimit, si dhe të pasqyruara në aktet përfundimtare, gjithashtu dhe për përfundimin e inspektimit në afatin e përcaktuar;
  4. Raporton në mënyrë periodike për kryerjen e detyrave tek Drejtori i Inspektimit dhe Shërbimeve Komunitare dhe përgatit aktin mbi përfundimin e inspektimit të kryer, sipas standardeve të miratuara nga Drejtori i Përgjithshëm;
  5. Krijon dosjen përkatëse të inspektimit, në përbërje të së cilës administrohen Urdhri përkatës i Drejtorit të Përgjithshëm, Akti i Inspektimit, provat shkresore, Projekt Raporti i Inspektimit dhe Raporti Përfundimtar i Inspektimit;
  6. Asiston dhe jep konsulencë profesionale për përgatitjen apo hartimin e materialeve të ndryshme, për pjesëmarrje në seminare dhe veprimtari të tjera të miratuara nga Drejtori i Përgjithshëm;
  7. Organizon dhe ofron këshillim dhe mbështetje teknike, si një aspekt i rolit monitorues të punës së DTSHP.
  8. Propozon dhe siguron trajnimin përkatës, kur kërkohet nga njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore;
  9. Zbaton me përpikmëri Rregulloren që standartizon procesin e inspektimit;
  10. Përgjigjet për përmbushjen e detyrave përpara eprorit direkt, si dhe drejtpërdrejtë përpara Drejtorit të Përgjithshëm;
  11. Merr pjesë në grupe pune apo komisione të ndryshme në dobi të veprimtarisë së DPSHP.

 

 

Kërkesat e pozicionit

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Kërkesë motivimi për aplikim për vendin që konkuron.
  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
    http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  • Fotokopje të librezës së punës të noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt, Rekomandim
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.

Për proçedurën e pranimit, Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht dokumentacionin brënda afatit të dorëzimit në Drejtorinë e Pergjithshme e Sherbimit të Proves, Rruga Jordan Misja ndërtesa 6/1 hyrja 1 kodi postar 1016 Tiranë.

 

Afati për dorëzimin e dokumentave 09.01.2025

 

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  1. Ligjin nr. 78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës”.
  2. Ligjin nr. 79/2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”.
  3. Ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
  4. Ligjin nr. 7905,  Datë  21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
  5. Ligjin nr.  37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”.
  6. K.M nr.421 date 08.07.2021 “Për miratimin e Rregullores së Përgjithshme të Shërbimit të Provës
  7. Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative“, i ndryshuar.
  8. Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”.
  9. Rregulloren e brendshme të Shërbimit të Provës.

 

 

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 3   +   2   =