SHPALLJE PROCEDURE KONKURIMI PËR POZICIONIN “DREJTOR” NË DREJTORINË E INSPEKTIMIT DHE SHËRBIMEVE KOMUNITARE, NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË SHËRBIMIT TË PROVËS
Në zbatim të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” ndryshuar, dhe të Ligjit nr.78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës” i ndryshuar, si dhe urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 446 datë19.09.2024, “Për miratimin e rregullores së Brendshme të Shërbimit të Provës”, Drejtoria e Përgjithshme e Sherbimit të Provës shpall procedurat për konkurim për pozicionin:
1 (një) Drejtor në Drejtorinë e Inspektimit dhe Shërbimeve Komunitare, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës,
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
a) është përgjegjës për administrimin dhe mbarëvajtjen e punës së Drejtorisë së Inspektimit dhe Shërbimeve Komunitare dhe raportimin përpara Drejtorit të Përgjithshëm;
b) organizon, planifikon, bën ndarjen e detyrave në përputhje me ligjin, aktet nënligjore në fuqi dhe urdhrat, udhëzimet apo aktet e tjera me karakter administrativ të nxjerra nga Drejtori i Përgjithshëm, si dhe kontrollon realizimin e detyrave nga punonjësit e Drejtorisë së Inspektimit dhe Shërbimeve Komunitare;
c) siguron bashkërendimin e punës ndërmjet punonjësve të Drejtorisë së Inspektimit dhe Shërbimeve Komunitare dhe njësive të tjera strukturore të institucionit, në përputhje me detyrat e përgjithshme apo të veçanta që dalin nga udhrat, udhëzimet, aktet e tjera me karakter administrativ apo porositë, me shkrim apo me gojë, të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës;
ç) në bashkëpunim me Drejtorin e Përgjithshëm, Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse dhe Drejtorët apo Specialistët DTSHP-ve, përgatit dhe propozon politika apo strategji, si dhe bën studime të ndryshme për një mirëfunksionim sa më të mirë dhe për rritjen e efiçensës së DPSHP dhe DTSHP-ve në funksion të misionit, vizionit dhe detyrave që ligji i ngarkon DPSHP-së;
d) bën analizën e punës dhe vlerësimin e punonjësve që ka nën varësi, çdo tre muaj apo në fund të çdo viti, dhe i paraqet Drejtorit të Përgjithshëm një relacion të detajuar për sa më sipër, duke bërë për çdo rast edhe propozime konkrete;
dh) harton kërkesat për trajnim për punonjësit e Drejtorisë së Inspektimit dhe Shërbimeve Komunitare;
e) i propozon Drejtorit të Përgjithshëm masa disiplinore për punonjësit e Drejtorisë së Inspektimit dhe Shërbimeve Komunitare dhe për punonjësit e DTSHP-ve në rast mospërmbushjeje të detyrave të ngarkuara, thyerjes së disiplinës në punë apo të rregullave të etikës, si dhe për raste të tjera të parashikuara me ligj;
ë) zbaton me përpikmëri rregulloren që standartizon procesin e inspektimit.
Kërkesat e pozicionit
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a) Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të zotërojë minimalisht Diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në degët psikologji, drejtësi, punë sociale ose sociologji. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
Përvoja: Të paktën 5 vite përvojë pune në profesion.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë motivimi për aplikim për vendin që konkuron.
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard - Fotokopje të noterizuar të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
- Fotokopje të librezës së punës të noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt, Rekomandim
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.
Për proçedurën e pranimit, Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht dokumentacionin brënda afatit të dorëzimit në Drejtorinë e Pergjithshme e Sherbimit të Proves, Rruga Jordan Misja ndërtesa 6/1 hyrja 1 kodi postar 1016 Tiranë.
Afati për dorëzimin e dokumentave “12.02.2026”
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Ligjin nr. 78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës”.
- Ligjin nr. 79/2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”.
- Ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
- Ligjin nr. 7905, Datë 21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
- Ligjin nr. 37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”.
- K.M nr.421 date 08.07.2021 “Për miratimin e Rregullores së Përgjithshme të Shërbimit të Provës
- Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative“, i ndryshuar.
- Ligjin nr. 7961/1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”.