Pjesëmarrja e Shërbimit të Provës në Trajnimin për Parandalimin dhe Riintegrimin ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm

Shërbimi i Provës, përfaqësuar nga specialisti Z. Ardit Loka, mori pjesë në trajnimin në kuadër të projektit “Parandalim dhe riintegrim i sigurt: Qasje holistike dhe e qëndrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm”.

Ky trajnim u zbatua në partneritet me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me mbështetje financiare nga GCERF (Global Community Engagement and Resilience Fund).

Z. Ardit Loka kontribuoi në mënyrë aktive në diskutimet profesionale, duke ofruar ekspertizë dhe përvojë praktike në trajtimin e çështjeve që lidhen me radikalizimin e dhunshëm, si dhe me proceset e rehabilitimit dhe riintegrimit të individëve të përfshirë.

Gjatë trajnimit u theksua rëndësia e një qasjeje të koordinuar, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme ndërinstitucionale.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 2   +   1   =