Misioni ynë parësor është mbrojtja e komunitetit dhe parandalimi i recidivizmit (përsëritjes së veprës penale), asistimi dhe konsultimi për riintegrimin dhe risocializimin me sukses në komunitet të shkelësve të ligjit duke ndihmuar, nëpërmjet metodave dhe instrumenteve më bashkëkohore, në kapërcimin e vështirësive për riintegrimin shoqëror dhe sjelljen e ndryshimeve pozitive në jetën e tyre.
Vlerat në themel të aktivitetit të Shërbimit të Provës janë, respekti për dinjitetin njerëzor, koncepti i mundësive të individit për të ndryshuar dhe për t’u rritur, si dhe të qenit i drejtë dhe i paanshëm.
Qëllimi i Shërbimit të Provës në Shqipëri është mbikëqyrja dhe mbështetja e:
Për realizimin e këtyre qëllimeve, Shërbimi i Provës, kur kjo gjë është e nevojshme, bashkëpunon me institucione shtetërore, qendrore apo lokale, me komunitetin lokal, si dhe me institucione të tjera dhe organizata jofitimprurëse për zbatimin e dënimeve alternative.
Ju lutem kontaktoni brenda orarit zyrtar:
E hënë – E enjte: 08:00–16:30 E premte: 08:00–14:00Për denoncimin e çdo rasti të:
Kontakti Drejtues
Z. Edvjol Gogo
Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit dhe Shërbimeve Komunitare
Sekretaria
Drejtor i Përgjithshëm: Znj. Irma Bime
Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit dhe Shërbimeve Komunitare
Z. Edvjol Gogo
(Me Komandim)
Rruga ”Jordan Misja”, Ndërtesa 6/1, Hyrja 1, Kodi Postar 1016.