Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm

Besmir Kola

Besmir Kola

Shërbimi i Provës

Shërbimi i Provës është një institucion me një mision të rëndësishëm publik,
që kontribuon çdo ditë në zbatimin e drejtë të vendimeve penale, rehabilitimin dhe
riintegrimin e personave në konflikt me ligjin, si edhe në rritjen e sigurisë në komunitet.

Vizioni ynë është ndërtimi i një institucioni modern, profesional dhe të besueshëm,
ku çdo punonjës ushtron detyrën me integritet, përgjegjësi dhe përkushtim.
Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së shërbimeve, forcimi i bashkëpunimit
ndërinstitucional, zbatimi i praktikave më të mira bashkëkohore dhe afrimi i
shërbimeve me qytetarin do të jenë shtyllat kryesore të punës sonë.

Jam i bindur se, përmes punës në ekip, transparencës dhe angazhimit të përbashkët,
do të vijojmë të forcojmë rolin e Shërbimit të Provës si një institucion që krijon
mundësi reale për riintegrim, kontribuon në uljen e përsëritjes së veprave penale
dhe i shërben me profesionalizëm, dinjitet dhe përgjegjësi interesit publik.

                                                                                             Besmir Kola

                                                                                    Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës