SHPALLJE PROCEDURE KONKURIMI PËR POZICIONIN “DREJTOR” NË DREJTORINË E INSPEKTIMIT DHE SHËRBIMEVE KOMUNITARE, NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË SHËRBIMIT TË PROVËS
Në zbatim të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” ndryshuar, dhe të Ligjit nr.78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës” i ndryshuar, si dhe urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 446 datë19.09.2024, “Për miratimin e rregullores së Brendshme të Shërbimit të Provës”, Drejtoria e Përgjithshme e Sherbimit të Provës shpall procedurat për konkurim për pozicionin:
1 (një) Drejtor në Drejtorinë e Inspektimit dhe Shërbimeve Komunitare, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës,
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
a) është përgjegjës për administrimin dhe mbarëvajtjen e punës së Drejtorisë së Inspektimit dhe Shërbimeve Komunitare dhe raportimin përpara Drejtorit të Përgjithshëm;- b) organizon, planifikon, bën ndarjen e detyrave në përputhje me ligjin, aktet nënligjore në fuqi dhe urdhrat, udhëzimet apo aktet e tjera me karakter administrativ të nxjerra nga Drejtori i Përgjithshëm, si dhe kontrollon realizimin e detyrave nga punonjësit e Drejtorisë së Inspektimit dhe Shërbimeve Komunitare;
- c) siguron bashkërendimin e punës ndërmjet punonjësve të Drejtorisë së Inspektimit dhe Shërbimeve Komunitare dhe njësive të tjera strukturore të institucionit, në përputhje me detyrat e përgjithshme apo të veçanta që dalin nga udhrat, udhëzimet, aktet e tjera me karakter administrativ apo porositë, me shkrim apo me gojë, të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës;
ç) në bashkëpunim me Drejtorin e Përgjithshëm, Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse dhe Drejtorët apo Specialistët DTSHP-ve, përgatit dhe propozon politika apo strategji, si dhe bën studime të ndryshme për një mirëfunksionim sa më të mirë dhe për rritjen e efiçensës së DPSHP dhe DTSHP-ve në funksion të misionit, vizionit dhe detyrave që ligji i ngarkon DPSHP-së;
- d) bën analizën e punës dhe vlerësimin e punonjësve që ka nën varësi, çdo tre muaj apo në fund të çdo viti, dhe i paraqet Drejtorit të Përgjithshëm një relacion të detajuar për sa më sipër, duke bërë për çdo rast edhe propozime konkrete;
- dh) harton kërkesat për trajnim për punonjësit e Drejtorisë së Inspektimit dhe Shërbimeve Komunitare;
- e) i propozon Drejtorit të Përgjithshëm masa disiplinore për punonjësit e Drejtorisë së Inspektimit dhe Shërbimeve Komunitare dhe për punonjësit e DTSHP-ve në rast mospërmbushjeje të detyrave të ngarkuara, thyerjes së disiplinës në punë apo të rregullave të etikës, si dhe për raste të tjera të parashikuara me ligj;
ë) zbaton me përpikmëri rregulloren që standartizon procesin e inspektimit.
Kërkesat e pozicionit
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- a) të ketë përfunduar të paktën ciklin e dytë të studimeve universitare në degët: psikologji, drejtësi, punë sociale ose sociologji apo diplomë të njësuar me të, sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë;
- b) të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në profesion.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë motivimi për aplikim për vendin që konkuron.
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard - Fotokopje të noterizuar të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
- Fotokopje të librezës së punës të noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt, Rekomandim
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.Për proçedurën e pranimit, Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht dokumentacionin brënda afatit të dorëzimit në Drejtorinë e Pergjithshme e Sherbimit të Proves, Rruga Jordan Misja ndërtesa 6/1 hyrja 1 kodi postar 1016 Tiranë.
Afati për dorëzimin e dokumentave “25.08.2026”
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Ligjin nr. 78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës”.
- Ligjin nr. 79/2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”.
- Ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
- Ligjin nr. 7905, Datë 21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
- Ligjin nr. 37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”.
- K.M nr.421 date 08.07.2021 “Për miratimin e Rregullores së Përgjithshme të Shërbimit të Provës
- Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, i ndryshuar.
- Ligjin nr. 7961/1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”.